Traktorët me rrota dhe zinxhirë janë mjete thelbësore pë rata që punojnë tokën. Mjetet e tjera motorike si, minitraktorë, makina mbjellëse, motokorrëse, autokombajna dhe freza, kryejnë një proces pasues të dorës së dytëa të tretë. Por krahas sipërfaqes së vogël të njësive fermere në rajon, rreth 1.4 ha për fermë, Shqipëria ka dhe një nivel shumë të ulët të mekanikës bujqësore.
Konkretisht në Shqipëri numërohen 21.052 traktorë (me rrota dhe zinxhirë). Kjo shifër, edhe pse ka ardhur në rritje gjatë 5 viteve të fundit, mbetet e ulët si në terma absolutë dhe në terma relativë. Duke marrë parasysh se në Shqipëri numërohen mbi 350,000 ferma. bujqësore, atëherë i bie as 0.05 traktorë për fermë.
Kjo shifër është e ulët krahasuar me vendet e rajonit. Ky nivel i ulët mekanizimi ka bërë që vlera e shtuar në bujqësi për punonjës të jetë ndër më të ulëtat në rajon dhe ndër më të ulëtat në botë, sipas të dhënave krahasuese nga Banka Botërore duke sjellë për rrjedhojë veshtiresine e konkurrueshmërisë rajonale të këtij sektori aq vital për ekonominë shqiptare.