Hotel Alpini, Lëpushë / Një vend për relaks
Hotel Alpini ndodhet në Lëpushë, e rrethuar nga blloku shkëmborë i Shënikut dhe Bjeshkët e Nemuna krijon lidhjen me natyrën dhe qetësinë. Bujtina ofron ushqime tradicionale ku vlen të përmenden djathi i zier, kaçimak, mish ferliku ose mish i thatë dhe mishavina që prodhohet vetëm në këtë zonë.
Këto ushqime janë bio dhe ruajnë traditat të trashëguara brez pas brezi dhe shoqërohen me pijen e përgatitur me boronicë. Bujtina Alpini menaxhohet familjarisht dhe ofron shërbimet e saj gjatë gjithë vitit. Qëndrimi në bujtinën në Lëpushë ofron mundësi të ndyshme që mund të vizitohen në grupe të organizuara ose me familjen. Gjatë verës mund të organizohen shëtitje dhe në dimër ski.