Burimet kryesore të proteinave
Bishtajoret, bathët, thierezat dhe arrat, si dhe mishi, pulat, peshku (përfshi midhjet e
sardelet) dhe vezët të treguara në shtresën e dytë të piramidës së ushqimit), janë burime të
rëndësishme të proteinave dhe hekurit. Legumet, bathët, bizelet, bishtajat, fasulet dhe
bathët e konservuara, janë një burim i mirë i hekurit, por hekuri që gjëndet në këto
ushqime thithet më pak se hekuri që gjëndet në prodhimët me origjinë shtazore si mishi
peshku etj.
Qumështi, dhe nën produktet e tij, mishi dhe produktet shtazore përmbajne përqindjen më
të lartë të yndyrnave të ngopura në dietë. Yndyra me origjinë shtazore zakonisht është e
saturuar, kështu që në se konsumohet mish, kërkohen vetëm sasi të vogla për të plotësuar
nevojat ushqyese. Copat e mishit duhet të zgjidhen pa dhjamë dhe i gjithë dhjami i
dukshëm duhet të hiqet.
Produktet e mishit, si salcicet, sallamet dhe mishrat e konservuara, zakonisht kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopura dhe duhen zëvëndësuar me bishtajore, bathë, thierza, peshk, vezë, pulë ose mish pa dhjamë.Rekomandohet që konsumi mesatar i mishit të kuq të kufizohet në më pak se 80 gr në ditë: “Preferohet që të zgjidhet peshk, mish pule ose mish nga kafshët jo shtëpiake në vënd të mishit të kuq”.
Disa rekomandime për fëmijët
Pini Ujë
Pini ujë gjatë cdo vakti ngrënieje dhe midis vakteve.
Bëjeni ujin pijen tuaj të preferuar: është më i mirë dhe me freskues se pijet e ëmbla.
Hani fruta dhe perime
Shijoni frutat dhe perimet për cdo vakt apo edhe gjatë pasdrekes.
Hani rregullisht
Një mëngjes i shëndtshëm ju jep energji. Qëndroni në formë gjatë gjithë ditës: Hani
rregullisht cdo vakt. Shmangni ngrëniet e shpeshta mes vakteve.
Hani dhe pini në mënyrë të zgjuar
Hani shumëllojshmëri ushqimesh. Hani lehtë: Shijoni rrallë dhe në sasi të pakta ushqimet
e yndyrshme dhe të pasura në sheqer.
Fikni televizorin gjatë ngrënies.
Bëni aktivitet fizik dhe jini gjithmonë aktive: luani, bëni punë të ndryshme, lexoni ose
luani sport. Kthejini kurrizin videolojrave dhe kushtojuni një aktiviteti tjetër.
Shmangni ngrënien mes vakteve: kushtojini kohë ngrënies, shijoni ushqimin dhe
bashkebisedimin me miqtë dhe të afërmit tuaj në tavolinë.