Ca ide argëtuese për shëtitjet në natyrë me vogëlushët
Familjet gjithmonë e më tepër duan të përfitojnë sa më shumë nga natyra, por ndonjëherë nuk kanë ide se si ta kthejnë ditën në një aventurë argëtuese për të vegjlit e tyre.
Përveçse të bëni një piknik, të shihni së bashku perëndimin e diellit, të bëni shëtitje të gjata në parqe, të ngisni biçikletën, të notoni në det a të kridheni në lumenj, liqene, apo të vizitoni parqet natyrore, të vilni fruta apo ndërtoni kështjella rëre: ne ju propozojmë edhe këto ide, aktivitete familjare në natyrë që ju prindër mund t’i planifikoni t’i bëni këtë verë bashke me fëmijet.
Bëhuni rojtarë i kafshëve të natyrës: Eksploroni dhe hulumtoni natyrën përreth gjatë piknikut tuaj. Para se të dilni prej shtepisë, bëni një listë të krijesave që dëshironi të shihni e sfidoni veten nëse mund t’i gjeni të gjitha gjatë aventurës suaj.
Krijoni një shteg pengesash natyrë: Përdorni fillimisht një hartë ku të dizenjoni një shteg ku të ngrihen disa ‘kurthe’ prej fëmijëve tuaj, e më pas vendosuni në sfidë.
Byzylykë prej natyrës: Merrni një copë shirit dhe vendoseni rreth dore, mbi të ngjisni një bioadeziv. Sapo të dilni jashtë me fëmijët, gjeni copëza të natyrës si për shembul degëza, bar, petale të rëna e ngjitinini në byzylyk.
Gjeni gjyrat e ylberit në natyrë: Gjatë shititjeve me fëmijët tuaj në natyrë, inkurajoijini ata të gjejnë e mblidhin diçka të ngajshme me ngjyrat e ylberit për të krijuar muzeun e tyre plot ngjyra ‘të botës së egër’. Mund të jetë një petale rozë, pak kashtë e verdhë ose një gjethe jeshile.
Forma në re: Qëllimi i lojës është të shikoni se forma të pazakonta ose të papritura mund të shihni në re. A shihni një gjarpër, një yll apo një fytyrë?
Bëni art prej natyrës: Gjatë shëtitjeve në natyrë, mblidhni gjethe, petale dhe shkopinj të rënë dhe përdorni ato për të bërë një krijim kur të shkoni në shtëpi.
Ndërtoni një lundër thupre: Nëse hasni në një burim uji si një lumë apo një liqen, ndërtoni një lundër të thjeshtë duke përdorur objekte që gjeni përreth jush dhe shihni sesi do të notojë.
Ndërtoni një shtëpizë për kafshë të vogla: Mblidhni degë të rëna që i hasni kur jeni duke eksploruar për të ndërtuar një grope a një strehë që kafshët e vogla mund të përdorin si shtëpi.