Jeshillëqe që mund të rritni në shtëpi edhe pas përdorimit të tyre
Sallatat e ndryshme apo marulet janë nga ato jeshillëqet që mund të rriten mjaft lehtë në shtëpi edhe pasi u jane përdorur gjethet e tyre. Mjafton që të ruhet rrënja. Më poshte gjeni disa nga përfitimet e këtyre perimeve të pasur me lëndë ushqyese dhe hapat për riritjen e tyre:
Sallatat: Ky është një grup i gjerë i perimeve duke përfshirë sallatën romane, sallatën radhiqe, rukolën, etj. Këto zarzavate të lehta për tu rritur janë të mbushura me vitamina K, A dhe C, mangan, fibra dhe kalcium, si dhe një mori vitaminash dhe mineralesh të tjera.
Marule: Marule është shumë e ulët kalori, ndërsa siguron një ton të ushqyesve të vlefshëm duke përfshirë vitaminat A, K, dhe C, B-karoten, folate, hekur, kalcium, magnez dhe kalium. Ka disa lloje marulesh me gjethe të mëdha apo të vogla, gjethe të kuqe dhe jeshile gjithashtu.
Kale: E përshëndetur gjatë si një superushqim, kjo sallatë jeshile është e pasur me fibra, një sërë vitaminash A, C dhe K, folate, kalcium, antioksidantë dhe hekur. Mund të përdoret në sallata të ndryshme.
Hapat për të rritur një sallatë që i janë përdorur gjethet e mbetur kërcelli:
- Pasi i keni konsumuar gjethet e sallatës, ruani kërcellin në diku në një gjatësi prej 3-4 cm;
2. Vendoseni kërcellin e mbetur në një pjatë të cekët me ujë (rreth 1.5 cm);
3. Vendoseni në pragun e dritares apo një vend që rrihet prej diellit;
4. Ndryshoni ujin në tas çdo dy ditë;
5. Përditë do shihni sesi nga kërcelli gjethet e sallatës rriten;
6. Pas 10-12 ditësh sallata juaj do të jetë aq e madhe sa për t’ju habitur.