Çel sot siparin “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”
Sot në Prishtinë mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mjë prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e albanologjisë i cili më parë është njohur edhe si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj.
Seminari është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë.
Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. Seminari ka një karakter shumë – dimensional dhe multi-disiplinar.
Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi.
Këtë vit seminari do të mbahet nga data 23 gusht deri me 3 shtator 2021 dhe pjesë e tij do të jenë studiues të ndryshëm shqiptarë, ku do të trajtojnë një sërë tematikash.