Çfarë mund të hamë në shkretëtirë?
E keni menduar ndonjëherë se si do ishte të jetojnim në një shretëtirë tokës do i duhej të prodhonte ushqim për jo më pak se për gati 8 miliardë banorë? Për t’ua bërë më konkrete këtë pyetje, do doja të fokusoheshim tek shkretëzimi i tokave.
Shkretëzimi i tokave është një fjalë jo shumë e dëgjuar apo jo? (nëse nuk e lidhim me Saharanë). Mirëpo kjo është një nga temat më aktuale dhe shumë të përfolura sot në botë. E thënë me fjalë të ëmbla, ajo qe ndodh është që toka nuk është më pjellore dhe po degradon. Ajo që na ka ushqyer gjithmonë, nuk është ushqyer mirë nga ne, dhe po shkretohet.
E vërteta është që ka arsye të ndryshme se pse toka shkretëzohet duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike (kini parasysh nga shkaktohen këto ndryshime), edhe aktivitetet njerëzore. Shumë shpejt ky fenomen mund të bëhet një pengesë e rëndësishme për plotësimin e nevojave bazë të njerëzve që jetojnë në tokat e thata. Por pse është kaq i tmerrshëm ky fenomen? Sepse shkretëtirëzimi prek shtresën e tokës, rezervat e ujërave nëntokësore, rrjedhjet sipërfaqësore,prek dhe botën shtazore dhe bimore.
(Oh prit nuk qenkemi vetëm ne në tokë!)Shpyllëzimi, shfrytëzimi shumë i madh i tokës duke e zhveshur nga lëndët ushqyese, përdorimi i helmeve që e vrasin jetën në tokë, kullotja e tepërt, urbanizimi apo mbipopullimi janë disa nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë plagë të re. Dhe efektet nuk do të na pëlqejnë fare.
Si do ushqehemi ne dhe banorët e tjerë të tokës nëse ulet sasia e prodhuar, po uji si do pastrohet, si do mbrohemi nga shkarjet e dheut apo nga përmbytjet, për sa kohë do vazhdojë emigrimi, po humbja e diversitetit dhe zhdukja e specieve, shkatërrimi i habitateve për shumë kafshë dhe bimë?
Në fakt jemi ne që kemi përgjegjësinë të ushqejmë dhe të shërojmë atë që na jep ushqimin. Thënë të gjitha këto informacione jo shumë të mira dhe jo shumë të thella (kam njohuri bazike për tokën), kam dhe 3 super lajme.
Ne mund te japim kontributin tonë të vyer dhe të mrekullueshëm në 3 mënyra:
1- Të kuptojmë dhe të reflektojmë për sa më sipër (si do ishte jeta jonë në një tokë shketëtirë);
2- Të mbjellim pemë, sidomos tani që po afron 22 prilli, Dita e Tokës (mund ta surprizojmë tokën me një dhuratë siç surprizojmë njëri-tjetrin për ditëlindje) dhe
3- Mund të ndihmojmë të mbushim arkën. Si mund ta bëjmë këtë? Duke lënë një copë tokë të papunuar, të paprekur, pa pesticide, pa prere bimët, pa larguar kafshët dhe kështu të ndihmojmë në ruajtjen e biodiversitetit. Toka me inteligjencën e saj do të vendos se çfarë bime do mbijë aty, si do ushqehet, si do ushqejë, si mund të bëhet shtëpia e krijesave të tjera vendase. Koha është tani!
Lexo me shumë në: https://wearetheark.org/
Nga Klarida Bregaj