Çfarë të mbillni në tetor në kopësht
Zakonisht muaji tetor i rezervohet mbjellje të një sërë perimesh në kopshtin tuaj. Pavarësisht sekushtet e rritjes mund të ndryshojnë shumë në varësi të vendit ku jetoni e klimës që ka ky vend porse ju mund të konsultoheni me agronomin ku do të blini edhe farat. Idealja do të ishte të angazhonit edhe fëmijët e kështu do krijoni një përvojë të shkëlqyer me ta përveçse do konsumoni disa perime prej kopshtit tuaj. Ajo çka mund të mbillni këtë muaj janë si më poshtë:
Hudhër
Blini hudhër për mbjellje në tetor ose fillim të nëntorit. ‘Vallelado’ është i përshtatshëm për mbjelljen e vjeshtës.
Qepë
Qepët mund të mbillen mjaft mirë në vjeshtën e tetorit. Atom und të jenë si qepë kafe dhe ato të kuqe.
Gjethet kineze
Mbillni tani këto lloj sallate për t’i dhuruar vakteve të vjeshtës freskinë dhe shijen e sallatës. Për hir të së vërtetës këto sallata nuk janë familjare në vendin tonë e ndaj mund të filloni t’I shtoni vetes përvojën e këtyre sallatave veçanta e që do lezetojnë tavolinën tuaj.
Disa prej kësa lloj sallate janë:
Green Snow
Mizuna Green
Mibuna Green
Mustardë e kuqe gjigante*
Mustardë indiane
Komatsuna*
Pak choi* (treguar)
*= kanë nevojë të mbulohen me plasmas.
Sallatë marule
Kjo sallatë dimërore është shumë e përdorshme në vend dhe është përshtatur mjaft tokës e klimës sonë e mbi të gjitha prodhimi zgjat gjatë gjithë dimrit.
Marule dimri
Përdorni një varietet dimëror të tillë si Rouge d’Hiver ose Ëinter Crop, për korrje në Nëntor dhe Dhjetor.
Bathë
Tetori është edhe muaji i bathëve. Mbillni Super Aquadulce, Aquadulce Claudia dhe Imperial Green Longpod drejt fundit të muajit.
Bizele
Bizelet me farë të rrumbullakët mund të rriten nga mbjelljet tetor/nëntor. Një varietet organik është Douce Provence. Varietetet e tjera përfshijnë Feltham First, Meteor ose Pilot.
Lakra pranverore
Lakrat që u mbollën muajin e kaluar mund të mbillen edhe tan veçse mbulojini për të parandaluar dëmtimin e pëllumbave.