Çifti brazilia që mbolli 2.7 milion pemë në 20 vite

Dekadat e fundit, në mbarë botën kemi humbur pyjet në mënyrë të frikshme dhe kjo vetëm për hir të zhvillimit ekononomik i cili nuk ka kursyer nga shkatërrimi i pothuaj 73% të pyjeve. Por fatmirësisht ka njerëz që mendojnë ndryshme dhe në të mirë të mjedisit.
I tillë eshtë dhe rast i Sebastiao Salgado dhe gruas së tij Lelia Deluiz Uanik Salgado të cilët rimbollën 2.7 milion pemë në 1.500 hektarë tokë të shpyllëzuar në harkun kohor të 20 viteve.
E gjitha nisi në vitin 1994 kur fotografi i mirënjohur Sebastiao u rikthye në Brazil i malluar për të vizituar pyjet e mrekullueshme tropikale të ngulitura në memorien fëminore. Por ajo çka pa ishte tmerruese për sytë, mendjen dhe zemrën e Santiagos.
‘Toka ishte po aq e sëmurë sa unë. Çdo gjë ishte e shkatërruar. Vetëm 0.5% e tokës ishte kursyer nga shkatërrimi. Më pas gruas sime i lindi idea e rimbjelljes së pemëve dhe ripyllëzimin e asaj hapësire toke. Dhe kur ne nisëm nga puna zogjtë, insektet dhe peshqit filluan të riktheheshin në habitatet e tyre. Ishte një moment kaq i rëndësishëm edhe për mua. Rilinda!’, – shprehet Santiago për gazetën e përditshme ‘The Gardian’.
Kështu, e gjithë Aventura nisi vrullshëm në vitin 1999 pasi Santiago bashkë me të shoqen themeluan një organizatë të vogël të quajtur ‘Istituto Terra’ e bashkë me një grup të vogël bashkëpuntorësh dhe mbështetësish filluan të hidhnin farat e para në tokën e shkretuar, po në atë vit. U deshën pothuaj dy dekada që pylli të gjelbërohej sërish dhe mbi 500 specie të riktheheshin në habitatin e tyre të dikurshëm.
Falë inisiativës së tyre frymëzuese, këta njerëz yë mirë i treguan botës se shpresa nuk ka humbur për ta shëruar e shërbyer tokës. Në fund të fundit ajo është e mbetet shtëpia jonë e vetme.