Çifti që ktheu tokat e braktisura në pyje për 26 vite duke iu rikthyer shtëpinë 200 specieve në rrezik
Pamela Gale Malhotra dhe bashkëshorti i saj Anil Malhotra blenë disa fusha bujqësore në Indi, që ishin të braktisura. 26 vite më vonë toka e tyre është shtëpia e më shumë se 200 specie të rrezikuara.
Çifti Malhotras iu përkushtua rikthimit të ekosistemit në tokat e shpyllëzuara në Indinë e Jugut. Në fillim nisi me tokën e tyre private por me kalimin e viteve SAI (Save Animals Initiative) nisi të rritej duke përfshirë më shumë hektarë.
Larmia e pasur e florës dhe faunës përfshin qindra pemë dhe bimë të ndryshme me vlera mjekësore dhe kafshë të rralla ose në rrezik zhdukje që nuk gjenden në asnjë vend tjetër në planetin tonë.
SAI është organizatë jofitimprurëse që ka zgjeruar punën dhe ndikimin e saj në të gjithë Indinë duke përfshirë biznesmenë, shkrimtarë, veterinerë, shkencëtarë dhe ambientalistë.
Nga Aleksandra Stambolliu