Të lutem fermer i vogël, mos e braktis tokën!
Padyshim që një fermer i vogël ka një rëndësi të veçantë për ekonominë lokale dhe më gjerë. Po shpesh braktisja e tokës shihet si një mundësi për të shmangur kapitjen e madhe pa shumë fitime në vend të një rroge minimale diku në qytet. Po çfarë ndodh nëse një fermer i vogël baktis fermën, tokën e veprimtarinë e tij në fshat? Ja disa ide më poshtë:
1. Do t’i hapë rrugë agroindustrisë, prodhimit dhe shërbimeve të ofruar nga kompani të mëdhatw cilat do tw monopolizojnw prodhimin bujqwsor.
2. Kjo do të rezultojë në rritje ofertës së krahut të lirë të punës në zona rurale duke bërë që një pjesë e fuqisë punëtore rurale të shterojë në zona rurale.
3. Numri i fermave të vogla do të zvogëlohet duke i lënë vend fuqizimin e fermave të mëdha dhe monopolizimin e shërbimit dhe varfërimin e fermerëve të vegjël të mbetur të cilët nuk kanë forcë konkuruese.
4. Fermerët e mëdhenj do të përpiqen të maksimizojnë fitimin dhe të shpenzojnë më shumë për makineri për kursimin e krahur të punës duke shkurtuar mundësitë e punësimit në zona rurale.
5. Fermerët e mëdhenj do të shtojnë kapitalet e tyre dhe do të blejnë tokat e fermat e popullsisë rurale duke i shtyrë këta të fundit në braktisjen e fshatit.
6. Industrializimi shoqërohet me një rritje të shpejtë të kërkesës për ushqim dhe çmime bujqësore, duke krijuar dalje fitimprurëse për bujqësinë dhe duke rritur kështu blerjet e mallrave të prodhuara në mënyrë industriale.
7. Mallrat bazë bujqësore do të prodhohen në sasi masive në mënyrën me kosto sa më efektive të cilat do tëbëjnë që prodhimet të jenë të modifikuara gjenetikisht për prodhim të lartë dhe jo prodhuar në mënyrë të qëndrueshme.
8. Mbështetja financiare do të fokusohet tek fermat e mëdha të cilat kanë kapacitetin dhe fizibilitetin të zhvillohen për shkak të kontrollit mbi informacionin e cila do të shtrihet në të gjithë industrinë bujqësore.
9. Fermerët e mëdhenj dhe bizneset e tjera bujqësore do të kenë siguruar një treg për produktet e tyre dhe një burim për inputet e tyre duke lënë mënjanë e në dëshpërim fermat e vogla.
10. Teknologjia do të vazhdojë të zgjerojë ekonomitë e shkallës për fermerët e mëdhenj e do të bëjë që të prodhojnë me çmime të diferencuara në krahasim m prodhuesit e vegjël të cilët do u duhet të falimentojnë për shkak të aseteve primitive që posedojnë.