Darlene u dhuron ujin familjeve që janë prekur nga thatësira
Vetëm në SHBA, afërsisht 1.7 milion familje nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Kjo e ka shtyrë 50 vjeçaren Darlene Arviso për të marr nismën e sigurimit për 250 familje ujë të pastër dhe të pijshëm, krejtësisht në mënyrë vullnetare. Ajo mbush çdo ditë dy fuçi me nga 200 litra ujë secila e të udhëtojë për 75 kilometra rrugë të pashtruara përgjatë pesë ditëve të javës. Rezervat ujore në Navajo të New Mexico-s perëndimor janë goditur rëndë dhe afërsisht 15,000 njerëz nuk kanë ujë të rrjedhshëm per pasoje.
Kur njerëzit shohin kamionin e madh të Darlene-s që ndalon në rrugë, ata e përshëndesin me dorë. Fëmijët vrapojnë jashtë për të mbushur enët e tyre tek Darlene që e thërrasin ndryshe dhe “zonja e ujit”. Me pas, anëtarët e familjes vendosën fuçitë, enët dhe kovat e tyre, të etur për të rimbushur ujin e domosdoshëm e të pazëvendësueshëm. Ndonjëherë, ajo merr telefonata prej tyre duke i kërkuar asaj gjëra të tjera të domosdoshme: ushqim, batanije, vaj për llambat, dru ose ndoshta vetëm për të shkëmbyer një fjalë të mirë./Nation Swell