Dekalogu Montessori – Edukimi i brezave si një prej përpjekjeve më të fisme të frymës njerëzore
Ne përditë flasim për problemet që na yshtin. Flasim aq sa ndonjëherë harrojmë t’i dallojmë se cilat prej derteve janë prej vërteti shqetësimi jonë primar. Për një gjë ama të gjithë bijmë dakord: koha jonë është ndër epokat më të vështira për rritjen, zhvillimin, kujdesin e maturimin e fëmijëve.
Të gjendur vazhdimisht përballë sfidave laramane, me ose pa vetëdije kuptojmë se ata që e vuajnë më së shumti nga ana emocionale e psikologjike të gjithë përditësimin digjital e indiferent të një bote krejt kaotike, janë mu të vegjëlit tanë.
Ne tek fshat e zanat po përpiqmi përmbledhurazi të sjellim disa copëza të vyera prej dekalogut të Montessori-t duke qenë se besojmë fuqishëm tek edukimi i brezave si një prej përpjekjeve më të fisme të frymës njerëzore.
- Asnjëherë mos e prekni fëmijën tuaj, për sa kohë ai/ ajo nuk ju kërkon një gjë të tillë, në një mënyrë apo në një tjetër. POR në rast se keni një arsyje të fortë, fjala vjen eliminimin e një rreziku, ndërhyrja edhe legjitimohet. Fëmijët kërkojnë kontakt në mënyra të ndryshme, ndaj prindërit dhe të rriturit duhet ta kuptojnë sa më parë rëndësinë e interpretimit të shenjave/ sinjaleve që përdoruren prej të vegjëlve. Madje rëndësi ka të respektohet edhe ndjenja e mërzisë tek fëmija si dhe refuzimi i tij në të tilla situata për t’u prekur apo lëvizur prej vendit.
- Kurrë mos flisni keq për fëmijën në prani ose në mungesë të tij sepse kjo tregon mungesë respekti. Ky veprim madje përcakton një kornizë mendore e cila më pas përforcohet me një soj qëndrimi negativ, i cili stimulon përballje – jo gjithmonë të hapur. Fundja, idetë e paramenduara shpesh qëndrojnë si mendime negative dhe shumëzojnë sjelljet reaktive. Nëse një i rritur bie në këtë grackë, është shumë e lehtë që mungesa e durimit dhe qëndrimet negative të zvarrisë dhe të dëmtojë marrëdhënien me fëmijën.
- Përqëndrohuni në pikat e forta dhe ndihmoni në zhvillimin e asaj që është më e mira për fëmijën, në mënyrë që prania e tij të lërë gjithnjë e më pak hapësirë për atë që mund të na duket negative. Nëse të rriturit përqëndrohen vetem të sjelljet negative, fëmijët nuk do të ndihen asnjëherë të përshtatshëm/ të vyer. Kjo rezulton në vetvlerësim të ulët, dhe në një profeci të vet-përmbushjes, si model sjelljeje që merret përsipër. Negativiteti përfundon duke u bërë natyra e dytë e fëmijës. Ndërkaq, në vend të gjithë këtij stërmundimi, në rast se ne përqëndrohemi në atë çfarë është pozitive dhe e frytshme, fëmija do të ndihet i sigurt dhe me vetbesim. Kështu, fëmijët mësojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është e pranueshme si sjellje e përkorë. Atyre nuk ju duhen ndëshkimet ose shpërblimet. Thjeshtsisht, fëmijët duhet mësuar sjelljen e pranueshme dhe atë jo-të – pranueshme prej të rriturve që modelojnë sjellje të përshtatshme.
- Jini proaktivë në përgatijen e mjedisit dhe kujdesuni me përpikmëri të vazhdueshme për të. Ndihmoni fëmijën tuaj që të krikojë marrëdhënie konstruktive me ambjentin. Tregojini vendin e duhur ku ruhen mjetet (si mënyrë për t’i zhvilluar edhe shqisat e tij) dhe mënyrën e përdorimit të duhur. Nëse fëmijës i prezantohet një ambient krejt i përgatitur, fëmiu ka pak nevojë për shumë me tepër kreativitet, anise modelimi i sjelljes së duhur është thelbësor. Një fëmije që i shfaqet një mjedis i rregullt do të ndihet i inkurajuar vetëm për ta mbajtë rregullin. Por nëse një fëmije i ofrohen mjedise ku ai/ ajo mund të shpalosë kreativitetin duke luajtur e punuar, në vend të gjërave që as nuk mund t’i prekë, ai/ ajo do të ndihet i/e qetë dhe në paqe për të eksploruar botën përreth saj/ tij. Nëse fëmija bën përpjekje për t’i rrokur objektet, e në rast se ato thyhen apo dëmtojnë, duhet t’i tregohet fëmiut se si t’i trajtojë ato, në vend që t’i thuhet “mos e prek”. Një kuzhinë është një botë mrekulli-shumë për një fëmijë! Prerja, gatimi, trazimi, derdhja, etj., të gjitha janë aktivitete që fëmija do t’i dëshirojë – dhe do t’i duhen! – për t’i zotëruar në mënyrë që të bëhet më i pavarur. Andaj, përfshijeni fëmijën në sa më shumë aktivitete në shtëpi, nga pastrami tek gatimi; ka mjaft për ta mbajtur çdo fëmijë të zënë dhe të angazhuar gjatë gjithë ditës.
- Jini gjithnjë të gatshëm për t’ju përgjigjur thirrjes së fëmijës që ka nevojë për ju; dhe gjithmonë dëgjoni dhe përgjigjuni fëmijës kur ju lutet! Nuk ka asgjë më të keqe për një fëmijë sesa të ndihet i/ e pasigurt dhe i/e injoruar. Braktisja është një ndjenjë me të cilën nuk duhet të jetojë asnjë fëmijë. Nëse një fëmijë kërkon vëmendje, atëherë ai fëmijë ka nevojë për vëmendje! Kur njerëzit e lënë mënjanë një fëmijë dhe i thonë – “thjesht dëshiron vëmendje”, atij personi i mungon përceptimi thelbësor: një fëmijë dëshiron vëmendje sepse i duhet vëmendja! Fëmijët që gëzojnë kujdesin dhe nuk shqetësohen për braktisjen, qoftë edhe për periudha të shkurta, ka shumë të ngjarë se do të kujdesen; do të shqetësohen e do t’ju besojnë të tjerëve më tepër sesa ata që përjetojnë “shpatullat e ftohta” si mënyrë trajtimi. Gjithashtu, “mbaroj koha” dhe “shkoni në dhomën tuaj dhe qëndroni atje” jaën gjithashtu shprehje të braktisjes.
- … per tu vazhduar.
Fjolla Spanca