Dekalogu Montessori – Gabimet fëminore në korigjim të vetvetes

Respektoni fëmijën kur bën një gabim, në mënyrë që fill pastaj ose ca më vonë ai/ ajo të mund ta korrigojë veten. Megjithatë, ndalojeni vendosmërisht dhe menjëherë çdo keqpërdorim të mjedisit dhe çdo veprim që rrezikon të voglin tuaj dhe zhvillimin e tij ose të të tjerëve rrotull.
Shmangni nxitimin për të korigjuar gabimet. Fundja, fëmijët po mësojnë të përballen dhe të funksionojnë. Ata do të vazhdojnë dhe do të praktikojnë me zemër çfarëdo aftësie që mund të fitojnë, derisa ta zotrojnë mirë atë. Por nëse një fëmijë fillon të hedhë gjëra rrotull dhe nuk e respekton ambjentin, atëherë ndalojeni. Megjithatë, shpjegoni se përse u desh ta ndalonit. Arsyetoni dhe dëgjoni se çfarë mund të ketë për të thënë vet fëmija.
Maria Montessori thotë se “hidhërimet e para të një fëmije janë sëmundjet e para të shpirtit të tij.” Fundja, gjithmonë ka arsye për gjithçka. Prandaj, përpiquni ta nxirrni arsyen në dritë. Ndëshkimi, izolimi i fëmijës, etj., vetëm sa do ta ushqejnë dhimbjen e tij/ saj dhe do t’i zhbëjnë të gjitha arsyet – duke bërë kështu që fëmijët të fshihen në vend se të komunikojnë.
Respektoni momentin kur fëmija po pushon; respektojeni fëmijën kur shikon të tjerët duke punuar dhe sidomos respektojeni fëmijën kur mediton mbi atë që ajo/ ai vetë ka bërë ose do të bëjë. As mos e thirrni dhe as mos e detyroni që të përfshihet në të tjera aktivitete, të cilat ju mund t’i konsideroni si më me vlerë sesa ato ku fëmija është përfshirë!
Një fëmijë dembel (në shikim të parë) nuk është asnjëherë edhe aq dembel siç kujtojmë ne… normalisht, fëmijëve u duhet dhënë hapësirë e mjaftueshme për t’i gjetur “veprimtaritë” që ju ngjallin kërshëri. Sepse pasi ta kenë gjetur se çfarë është ajo që i tërheqë dhe ju pëlqen, ata i ndjekin i rreken me këmbëngulje pasionit, ndonjëherë të papërmbajtur.
Do ishte mëkat të anashkalojmë faktin se një fëmijë që vëzhgon fëmijët e tjerë – është në proces mësimi të vazhdueshëm! Nëse fëmija po pushon, nuk do të thotë se ai/ ajo llastohet e dembeloset ose rri shtrirë “ashtu kot”; përkundrazi, ka shumë të ngjarë se fëmija po përpunon informacione, po vëzhgon, po reflekton mbi ç’farë ka parë ose – ose po planifikon të bëjë diçka. Pra, asnjëherë nuk është aq e padobishme qetësia e fëmijës tuaj andaj mësojeni vetën që ta vlerësoni imtësisht secilin veprim dhe etapë.
(per tu vazhduar)
Nga Fjolla Spanca