Dështimi i njësive vendore për menaxhimin dhe grumbullimin e diferencuar të mbetjeve
Në 25 qershor 2014 në Shqipëri u aprovua prej Këshillit të Ministrave vendimi për “ Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim” e që detyrimi i njësive vendore për marrjen e masave për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve për të reduktuar sasinë e mbetjeve që do të depozitohen permes optimizimit të grumbullimit të mbetjeve dhe sigurimit të grumbullimit të diferencuar. Gjithashtu ky vendim inkurajonte promovimin dhe ripërdorimin e produktevesi si dhe përmirësimin e cilësisë së riciklimit të mbetjeve.
Vendimi është i qartë tek përcakton përgjegjësinë dhe detyrën e njësive e qeverisjes vendore duhet të caktojë vende të posaçme për grumbullimin veçmas të plastikës, letrës, metalit dhe qelqit. Afati që u caktohej bashkive të mëdha në vend për të marr masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve të paktën për mbetjet si letër/karton, metal, plastikë, qelq, u vendos data 31.12.2016 e për njësitë bashkiake më të vogla u la një afat më i vonë, konkretisht dy vjeçar nga koha që u la bashkive të mëdha.
Gjithashtu vendimi kish për qëllim që njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 31 Dhjetor 2020, duhet që, për përgatitjen, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të ngurta, ku përfshihen letra, metali, plastika dhe qelqi, të arrijnë objektivin, minimumi në 50% të peshës së përgjithshme të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2014.
Objektivat specifikë, që duhet të arrihen nga njësitë e qeverisjes vendore për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve sipas peshës, duhet të jenë, si më poshtë vijon:
- letër/karton (60%);
- metal (50%);
- plastikë (22.5%);
- ç) qelq (60%).
Por ndryshe nga çfarë u është kërkuar njësive të qeverisjes vendore nga ky Vendim, vendi ynë konkretisht arrin të riciklojë janë me shumë se 15% të mbetjeve të gjeneruara, shifër që vjen jo prej ndarjes në burim. Në planet vendore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat duhet të hartohen në përputhje me planin kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duket se të vetmit që po shënojnë progres në këtë nismë janë grumbulluesit ambulantë të mbetjeve në koshat publikë.
Këta po i bëjnë një shërbim të madh falas pastrimi qyteteve tona, duke lënë që shumë pak plastikë e metal të përfundojë në lendfille. Një stil i ri pune nga grumbulluesit ambulantë është lënia e mjetit grumbullues (thes, karrocë, arkë etj.) në prani të koshit publik gjatë gjithë ditës dhe selektimi i herë pas hershëm i mbetjeve të riciklueshme. Kështu grumbulluesi mbledh maksimumin e mundshëm të mbetjeve të riciklueshme për një kosh, duke na bërë një nder njësive të qeverisjes vendore dhe ne qytetarëve të tjerë gjithashtu.