Detoksifikimi i polenizuesve prej pesticideve
Rreth 40% e koshereve në SHBA humbasin çdo vit dhe 50% e specieve vendase janë drejt zhdukjes. James Ëebb kuptoi se askush nuk kishte menduar ndonjëherë se ndër këta faktorë qëndron spërkatja e të mbjellave me pesticide. Gjatë hulumtimeve, James arriti të kuptonte sesi mund të zhvillonte një teknologji që mund të ndihmojë në detoksifikimin e bletëve që janë të ekspozuara ndaj pesticideve deri në 80%.
James, së bashku me Abraham McCauley dhe Nate Reid, themeluan Beemmunity (@beemmunity), një kompani që prodhon “ilaçin detoksifikues”, një trajtim natyral dhe pa kimikate që mund të detoksifikojë bletët dhe polenizuesit e tjerë nga të gjitha pesticidet.
Testet laboratorike treguan se pas trajtimit, një grup bletësh që ishin ekspozuar ndaj dyfish dozës vdekjeprurëse të një pesticidi, 80% e bletëve të trajtuara i mbijetuan falë trajtimin. Ky lloj medikamenti do të ketë absolutisht një ndikim pozitiv për proçesin e polenizimit dhe të ardhmes së Tokës e të mbjellave në të. Gjithashtu, James dhe ekipi i tij synojnë të krijojnë një lëvizje dhe t’i mundësojnë komunitetit të tyre të marrë pjesë në mbrojtjen e pjalmuesve në zonën e tyre lokale
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre në internet në https: //www.beemmunity.co