Një zgjidhje efektive për të ndalur shpyllëzimin pa kriter
Shpyllëzimi mbetet një çështje e rëndësishme sepse pyjet po tkurren me një shpejtësi vërtet të frikshme. Fatkeqësisht, zor se kjo përbën një lajm për të tërhequr vëmendje edhe pse shkencëtarët alarmojnë se ngrohja globale ka një prej shkaqeve kryesore: shpyllëzimin.
Çuditërisht, përsëri shkencëtarët mendojnë se ka një zgjidhje akoma më të theshtë: autoritetet përkatëse të lënë të kujdesen për këto pyje banorët indigjenë që jetojnë aty. Edhe pse mund t’ju tingëlloj si aspak shkencore si zgjidhje apo jo e mirëmenduar, realiteti tregon të kundërtën.
Ka prova të qenësishme se popujt indigjenë janë kujdesur me shekuj e shekuj për pyjet në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive pa e dëmtuar atë ndërkohë që përfitonin prej tij. Ata e kanë quajtur pyllin shtëpi për breza të tërë dhe mund të jetë mënyra më e mire, dhe më me kosto shumë herë më të pakta, ruajtja e pyjeve nga shkatërrimi total.
Thjesht dhënia e tyre titulli zyrtar në tokën e tyre mund të sjellë një ndryshim të madh. Për shembull, në Amazonën Peruane, studimet tregojnë se dhënia e titullit të pronësisë komuniteteve indigjene ka sjellë që pyjet të mbrohen nga shpyllëzimi në masën 81% . Kjo gjetje vlen edhe për vende të tjera ku popullsia indigjene, është shumë herë më efektive sesa deklarimi i një rajoni pyjor si zonë e mbrojtur, siç është parku kombëtar.