Dheu më i mirë për lulet dhe kopshtajet
Dheu përbën pjesën më të madhe të tokës. Ai është baza e jetës për bimët që i furnizon me ujë dhe lëndë ushqyese. Dheu përbëhet nga lëndë organike dhe inorganike, ndryshon sipas vetive kimike dhe fizike dhe ndahet në tre lloje: rërë, baltë dhe argjilë.
Dheu më i mirë për perimet
Dheu më i mirë për perimet përfshin pleh dhe lëndë organike, si gjethe dhe degë peme të dekompozuara. Kur përzierja është e duhur përmban mikroorganizma që sigurojnë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për bimën.
Dheu më i mirë për lulet
Dheu më i mirë për lulet varet nga lloji i lules dhe se ku po e rrisni. Për zhardhokët e luleve sugjerohet rëra sepse kullon ujin, parandalon kalbjen dhe rrit rrënjët lehtësisht. Nëse jeni duke rritur lule brenda në shtëpi, mund të mendoni se dheu nga oborri është një ide e mirë por ai përmban baktere që mund të jenë të dëmshme për lulet në vazo.
Përpara se ta përdorni duhet që ta sterilizoni duke e pjekur në furrë 180 gradë për 30 minuta. Edhe pse ky proces lëshon aromë të keqe, ai eliminon çdo sëmundje, insekt dhe barin e keq. Pasi toka të jetë sterilizuar duhet ta përzieni me pleh dhe rërë që të ketë lëndë ushqyese, të lejoj kullimin dhe ajrosjen.