Kompanitë përgjegjëse për mbytjen planetit me plastikë
Sot 47% të ndotjes nga plastika e shkakton industria e paketimit; 14% ajo tekstile dhe 6% transporti. Çdo vit rreth 3% e plastikës përfundon në oqeane. Besohet se në to gjenden 5,25 trilionë copë mbeturina plastike. Nga kjo sasi, 269.000 tonë notojnë në sipërfaqe.
Kompanitë shumëkombëshe përgjithësisht në vendet e zhvilluara, prodhojnë më tepër plastikë dhe mbetje të tjera të këtij lloji. Konkretisht, Coca-Cola, PepsiCo, Nestlé and Unilever janë përgjegjëse për gjysmën e sasisë së plastikës çdo vit, një sasi e tillë që do të mjaftonte të mbushte çdo ditë 83 fusha futbolli.
Nga raportet e ndryshme botërore, këto janë 10 kompanitë përgjegjëse për prodhimin e plastikës njëpërdorimshe:
- Coca-Cola
- PepsiCo
- Nestlé
- Danone
- Mondelez International
- Procter & Gamble
- Unilever
- Perfetti van Melle
- Mars Incorporated
- Colgate-Palmolive.
Burimi: GreenPeace