Vërshimet e lumejve në Gjermani dhe Belgjikë/A ka pakëz vend për reflektim?
Një stuhi ka goditur ditëve të fundit disa pjesë të Europës perëndimore duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre, gjë që ka shkaktuar vërshime të mëdha gjatë netëve pasi Toka nuk arriti të përpinte më ujë.
BBC raporton se të paktën 80 persona kanë vdekur dhe qindra janë ende të zhdukur në Gjermani pas këtyre vërshimeve. Të reshurat e mëdha në Europë duket se e kanë vështirësuar gjendjen në mbarë rajonin. Madje në Belgjikë deri më tani është raportuar për 11 të vdekur pas motit ekstrem.
Liderët europian kanë ofruar mbështetjen e tyre të plotë për viktimat që pësuan nga kjo tragjedi natyrore. Në zonat e prekura po qëndrojnë mijëra ekipe të ndihmës së shpejtë dhe emergjencave.
p.s. moment reflektimi:
Kundruar nga larg, natyrshëm lind pyetja se ç’mësime mund të nxjerrim nga të tilla fatkeqësi? A është njeriu mjaftueshëm vigjilent dhe i vetëdijshëm se dëmi që po i shkakton natyrës dhe komunitetit, ngadalë por me siguri të madhe, po kthehet në ndëshkim kolosal? A jemi ne aq syçelët sa të kuptojmë se betonizimi i ashpër i Tokës sonë edhe mund të jetë, mallkim brezash? Sa kohë do i duhet njeriut jetëshkurtër për të kuptuar se Tokës i duhet fryma më tepër sesa lavdia e rreme?