Dilema Sociale

Ndërkohë që vendi noton mbi shi e numrat e të sëmurëve me covid 19 sa vijnë e shtohen, të gjendur përballë situatave gati absurde, thuajse secili prej nesh e kap vetën duke u gënjyer paq prej premtimeve të politikanëve që deri më sot, veç botonit palë – palë, shumë pak gjëra të mira i kanë falur këtij vendi pasurishumë e shpresëpak.
Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo rëndesë emocionale sapo hapim televizorin a ndonjë nga faqet e soj-sojshme virtuale mbytemi keq nëpër imazhet e panatyrshme përmes së cilave mëtohet të shpaloset Atdheu – i arnuar nga politikat surreale. Nëpër këto imazhe vendi ynë as prej së largu nuk ngjet me atë që përditë e nga pak po na i vyshk durimin e shpresat.
Por, a është e vërteta aq e bukur sa photoshop-i dhe a janë mediat sociale gjithnjë në shërbim të së mirës?
Për t’u shkëputur ca nga dramatizimi i tërë çështjes: ata që e kanë ndjekur “The Social Dilemma” në Netflix tashmë e dijnë se sa në hall është njeriu normal për t’i mbijetuar një realiteti të paqenë e jonormal brenda një bote super-dinamike dhe të rrëmbyeshme. E gjithë kjo e bën afërmendsh të vështirë ndarjen mes së mirës dhe asaj më pak të dobishme.
Siç dhe thuhej tek #thesocialdilemma sa më parë që njeriu ta kuptoj se: vetë kuptimi i kulturës në një botë tepër virtuale është manipulimi – aq më kollaj do ta ketë ai/ajo ta ripozicionoj veten brenda shoqërisë dhe realitetit që e rrethon!
Madje, nëse njëmendësojmë se: mediat sociale janë kthyer në pazarin ku tregtohet ekskluzivisht për në të ardhmen njerëzore – atëherë vështirë se pranojmë që të përdoremi si produkte – të cilat manipulohen nga ana psikologjike sa hap e mbyll sytë!
Andaj edhe neëse i mbyllni sytë, hapeni syrin e tretë nëpërmjet të cilit arrini t’ja ktheni vetës dinjitetin! Mos pranoni të bëheni pre siç do të thoshin autorët e #thesocialdilemma “mediave sociale që tashmë janë kthyerë në drogë” – përkundrazi, larg gënjeshtrës falni komunitetit më të mirën dhe veproni: aktivizmi është miliona herë më i fisëm se sa heshtja ose lufta me tastierë.
Nga Fjolla Spanca