Disa arsye pse krijimet artizanale duhet të jenë përzgedhja e dhuratave të festave
Miqësore me mjedisin
Artikujt e punuar me dorë përgjatë procesit të punës marrin më pak energji dhe burime natyrore krahasuar me mallrat e dala nga linjat masive të prodhimit. Madje, shumë prej artikujve të prodhuar në masë janë fabrikuar jashtë vendit, gjë që kërkon: transport mes distancash të gjata për të arritur deri tek konsumatori, dhe humbje në materialet të cilat mund të mos jenë të ri-përdorshme. Meqenëse artikujt e punuar me dorë nuk prodhohen në sasi të mëdha, blerësitë kanë një lloj sigurie për trajtimin e duhur të materialeve që përdoren nëpër produktet artizanale.
Më mirë për ekonominë
Blerja e produkteve artizanale gjithashtu mund të krijojë vende pune dhe të forcojë ekonominë. Mallrat e bëra me dorë zakonisht krijohen nga bizneset e vogla – rritja e të cilave është në të mirë të të gjithëve. Studimet kanë treguar që zhvendosja e vetëm 10% të shpenzimeve të konsumatorëve nga industritë drejt bizneseve lokale do të krijonte qindra vende të reja pune dhe miliona dollarë në pagat lokale.
Ruajtja dhe përhapja e arteve antike
Kur ju bleni produkte të punuara me dorë, ju kontribuoni në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë së bashkësive lokale. Shpesh herë markat e mëdha duke i përdorur këto hire stërgjyshërore në koleksionet e tyre, fitojnë shifra marramendëse. Në ditët tona është e domosdoshme që ta lartësojmë punën e artizanëve aktual duke i blerë produktet e punuara me shumë përkushtim, pasion e dashuri.
Një copëzë kulturë në shtëpinë tuaj
Një produkt i punuar me dorë është një relikë, që për shkak të bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj, mund të trashëgohet nga brezi në brez. Është pjesëzë dhe kujtim që do t’ju lejojë të flisni për kulturën që keni vizituar, komunitetin që keni mbështetur ose trashëgiminë për të cilën kontribuat me blerjen tuaj.
Pjesët unike janë tepër të vështira për t’u kopjuar a përsëritur
Falë procesit të të krijuarit me dorë, secila pjesë do të jetë unike pasi nuk është e lehtë të riprodhohet. “Në papërsosmëri, shtrohet bukuria”.