Disa fakte interesante mbi ekologjinë
Ekologjia është shkenca e cila studion botën, mjedisin dhe bashkëveprimet midis tyre, studion ekosistemet dhe siguron një sistem për të kuptuar dhe studiuar ndërveprimin njerëzor. Vjen nga greqishtja oikos – shtëpi, logot – studim.
- Hipokrati dhe Aristoteli janë shkencëtarët e parë që shënuan vëzhgimet e tyre mbi atë që sot konsiderohet ekologji.
- Në fund të viteve 1700 shkencëtarët filluan të kuptojnë koncepte si zinxhirët ushqimorë, menaxhimi i popullsisë dhe trashëgimia.
- Studimet e mëvonshme filluan të vëzhgojnë dhe kuptojnë ndikimin e planetit në organizmat e gjallë me koncepte si përshtatje dhe evolucion.
- Termi ekologji u përdor për herë të parë nga Ernst Haeckel në 1866.
- Elementi njerëzor nuk mund të hiqet nga ekologjia, pasi sjelljet njerëzore kanë një ndikim shumë të madh dhe të pariparueshëm në ekosisteme.
- Ekologjia është e organizuar në hierarki.
- Në ekologji ndryshimet e vogla mund të jenë katastrofike.
- Habitatet (lloji i mjedisit në një zonë të caktuar) janë një koncept i rëndësishëm në ekologji.
- Evolucioni (përshtatja e një specie me habitatin) është një nga konceptet më të keqkuptuara në ekologji.
- Bashkëevolucioni është një fenomen ekologjik ku specie të shumta bashkëpunojnë për të mbijetuar dhe zhvilluar.
- Zinxhirët ushqimorë janë ndër konceptet më themelore në ekologji.
- Ngrohja globale nuk është mënyra e vetme sesi njerëzimi ndikon në biosferë.
- Ekologjia e ndihmon njerëzimin që të ndryshoj efektet negative në biosferë (ripyllëzimi, ruajtja e kafshëve, zhvillimi i energjisë së gjelbër janë shembuj sesi njerëzimi mund të jetojë pa e dëmtuar mjedisin).
Nga Aleksandra Stambolliu