Disa këshilla sesi të kursejmë ujin në shtëpi
Uji mbetet një nga resurset tona më të çmuara. Ja disa këshilla si mund ta kursejmë atë:
Kur jeni duke shkumëzuar duart, enët ose jeni duke larë dhëmbët mbylleni rubinetin.
Përdorni koka dushi dhe rubinetë që nxjerrin më pak ujë.
Nëse laheni për 10 minuta me rrjedhje uji të ulët mund të kurseni 56.7 litra ujë.
Kontrolloni shtëpinë për rrjedhje pasi 37.8 litra ujë në ditë humbet prej tyre.
Lani sa shumë rroba kur vendosni lavatriçen pasi harxhon 22% ujë.
Blini fruta dhe perime organike pasi prodhimi i tyre kërkon më pak ujë.
Mos e lini rubinetin hapur gjatë larjes së frutave dhe perimeve, përdorni një enë me ujë për larjen e tyre.
I ujisni bimët herët në mëngjes ose në mbrëmje që uji të mos avulloj nga nxehtësia e diellit.
Mblidhni ujin e shiut dhe përdoreni për të ujitur bimët.
Disa përfitime nga kursimi i ujit:
- Redukton energjinë për përpunimin, pastrimin dhe shpërndarjen e tij.
- Redukton energjinë për ngrohjen e tij.
- Siguron ujë për brezat e ardhshëm.
- Ul ndotjen e ujit.
- Kursen lekët.
Aleksandra Stambolliu