Disa mënyra për të ndaluar ngrohjen globale
Përdorimi i “3 R” (ripërdorim, reduktim dhe riciklim) zvogëlon efektet e ngrohjes globale sepse kursen energji dhe burime që përdoren për prodhimin e produkteve të reja. Ju ndikoni nëse kufizoni blerjet dhe fokusoheni tek ato që janë thelbësore, zgjidhni produkte që përdorin më pak paketim dhe janë të riciklueshme, ripërdorni vazot e produkteve ose ricikloni.
Zëvendësimi i llambave inkandeshente me llamba LED për të ulur emetimet e gazeve serë.
Gjatë larjes së dhëmbëve ose enëve mund të kurseni ujin duke mbyllur rubinetin, pasi përdoret më pak energji për pastrimi dhe transportin e ujit përmes kanalizimeve.
Ecni më shumë në këmbë ose me biçikletë. Nëse duhet të ikni me makinë sigurohuni që makina nuk ka probleme dhe gomat të jenë fryrë siç duhet. Këto veprime jo vetëm që e bëjnë udhëtimin më të sigurt, por gjithashtu përmirësojnë efikasitetin e karburantit.
Vendimet që merrni për ushqimet kanë ndikim të madh në mjedis.
- Sigurohuni që të konsumoni vakte që nuk kanë mish.
- Blini ushqime organike dhe vendase kur është e mundur.
- Mos shpërdoroni ushqimin.
- Rrisni vetë frutat dhe perimet.
Filloni të bisedoni me njerëzit për ndryshimin e klimës dhe mënyrën sesi ndikojmë. Zgjidhja e problemeve kërkon që të veprojmë të gjithë.
Konsumoni më pak, shpërdoroni më pak dhe shijoni më shumë jetën. Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri të fokusuar në kënaqësitë e thjeshta të jetës si kalimi i kohës në natyrë, pranë të afërmve, duke sjell një ndryshim për të tjerët.
Mbështesni dhe bashkohuni me lëvizjet që drejtohen nga të rinjtë. Pasi ata janë më shumë të rrezikuar nga ndryshimet e klimës. Në gjithë botën, fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë po gjejnë mënyra frymëzuese për të mbrojtur planetin dhe të ardhmen e tyre.
Nga Aleksandra Stambolliu