Disa mënyra sesi mund të ulim përdorimin e plastikës

Sot ka shumë alternativa eko-miqësore që mund të zëvendësojnë plastikën, janë praktike dhe nuk dëmtojnë planetin tonë.
- Shishe ujë që ripërdoren zëvendësojnë shishet plastike dhe ulin sasinë e mbeturinave plastike.
- Pipa prej qelqi ose inoxi janë një alternativë për zëvendësimin e pipave plastik që nuk mund të riciklohen.
- Çanta rrobe që ripërdoren janë një alternativë për qeskat plastike nga të cilat vetëm 1% e tyre riciklohen, mund ti blini ose krijoni vetë.
- Gota dhe pjata që dekompozohen.
- Mbështjellëse me dyll bletësh janë një alternativë për mbështjellëset plastike. Ato mund të ripërdoren pasi i lani dhe janë 100% të dekompozueshme për shkak të materialeve natyrale prej pambuku, dyllë bletësh dhe rrëshirë peme.
- Furça dhëmbësh me bambu janë një alternativë për furçat e dhëmbëve plastike. Furçat plastike nuk riciklohen sepse doreza dhe fijet janë nga dy lloje të ndryshme të plastikës. Ndërsa furçat e dhëmbëve me bambu janë miqësore me mjedisin dhe mund të dekompozohen.
- Fill dhëmbësh që dekompozohet është një alternativë për fillin prej plastike që është toksik për shëndetin tonë dhe mjedisin.
- Hiqni dorë nga çamçakëzi pasi është bërë nga goma sintetike ose plastika. Përdorni shkrepse në vend të çakmakëve plastikë ose blini çakmak metalik që rimbushen.
- Shmangni blerjen e ushqimeve të ngrira sepse paketimet e tyre janë plastike.
- Përdorni pelena prej rrobe në vend të atyre njëpërdorimshme.
- Shtrydhni lëng të freskët ose hani fruta në vend që të blini lëng në shishe plastike.
- Krijoni produkte natyrale për pastrimin pasi janë më pak toksike dhe eleminoni nevojën për shishe plastike.
Aleksandra Stambolliu