Disa mënyra të thjeshta për ta ndihmuar Tokën tonë!
Ndonjëherë, mjafton të bësh diçka të vogël për të sjellë në jetë një ndryshim të madh. Andaj:
- Mbajeni kopshtin ose hapësirën tuaj të gjelbër pa kimikate!
- Mos blini sende që përmbajnë plastikë një përdorimshe!
- Bëni pazaret në dyqanet lokale. Madje, blini sa më shumë produkte organike!
- Ri-përdorni, ri-cikloni dhe ri-formatoni ato që ju hidhni tutje.
- Shmangni plehrat!
- Angazhohuni vullnetarisht nëpër programet e organizatave që punojnë në mbrojtje të mjedisit
- Edukimi! Duke i thelluar njohuritë dhe studimet, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët që të kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e madhe të burimeve natyrore.
- Kurseni ujin! Sa më pak ujë të përdorni, aq mq pak rrjedhje dhe ujëra të ndotur kanë për të përfunduar në det e oqen!
- Zgjidhni qëndrueshmërinë! Mësoni se si të bëni zgjedhje që qëndrojnë në kohë dhe ju kthejnë mbrapsht investimin!
- Bleni me mençuri! Ne nuk kemi nevojë për gjithçka, çdo ditë!
- Përdorni llamba të qëndrueshme! Llambat efikase të energjisë zvogëlojnë emetimet e gazrave serë!
- Mbillni pemë e lule! Pemët sigurojnë ushqim dhe oksigjen, lulet zbukurojnë ambjentin dhe hapësirën shumëfish më tepër sesa betoni! Mbjelljet tona përherë ndihmojnë në kursimin e energjisë, pastrimin e ajrit dhe biles luftojnë ndryshimet klimatike!
- Evitojeni makinën duke lëvizur me biçikletë sa më shumë!
- Ndihmoni të tjerët duke i frymëzuar me dashurinë që kultivoni për Tokën, Pastërtinë, Ajrin dhe zemrën e mirë!
Nga Fjolla Spanca