Dita e Tokës!
Sot eshte dita ku ne celebrojme shtepine tone , ate të madhen , ate qe i perket te gjitheve . Ate per te cilen kemi detyrimin ta mbrojme e ta duam Sepse eshte e vetmja pasuri e vertete qe do ju leme pasardhesve ashtu siç gjysherit e stergjysherit tane na e lane ne ( le te themi qe paraardhesit tane na e lane me te bukur e me te virgjer kete shtepi te madhe ).
Ne po leme pas shkaterrim dhe nje Toke te lodhur e martirizuar, te shfrytezuar pothuajse deri ne palce . Mbase jemi akoma ne kohe te fillojmë ta duam dhe ta trajtojme me më Shume respekt . Ta duash per mua do te thote ne radhe te pare te njohesh stinet , te dish se çfare produkti na jep toka ne filan stine dhe jo te duam ç’do lloj produkti ne ç’do stine.
Sepse prodhimi i produkteve jashte stine kane nje impakt mbi token. Sjellja e prodhimeve nga nje ane e globit ne tjetren kane nje impakt shkaterrues mbi token . Prandaj hapi i dyte per te treguar dashuri ndaj tokes eshte njohja e produkteve lokale, blerja e produkteve lokale . E di qe kjo do te thote per ne europjanet te heqim dore nga konsumimi masiv i produkteve ekzotike but who cares, nuk han dot avokado ama mund te hash lulkuq , radhiqe , labot, mellage e plot e plot gjera te tjera..
Nuk do hash ç’do dite quinoa, do hash fasule. Dhe ketu arrijme tek pika e trete se si mund ta duam planetin: duke gatuar e ngrene djeten ose regjimin ushqimor autokton, pra ate qe benin gjyshet e stergjyshet tona qe nuk njihnin as avokadon e as quinoan e prape kane jetuar e punuar e kane patur nje forme fizike/force qe ne mund vetem ta kemi zili ( mar si shembull keto dy produkte pasi jam informuar por ka plot ushqime te tjera vrastare per planetin) mund te informohemi.
Te mundohemi te gjithe te blejme tek prodhuesit e vendit, tek fermat vendase . Do thoni ju po duke bere keshtu supermarketet e medha do kene me pak pune e si rjedhoje me pak persona te punesuar . Mendoj qe nese ne fillojme e vleresojme produktin lokal , blejme produktin lokal Edhe supermarketet e medha do fillojne te fusin neper rrjetet e tyre produktin lokal.
Nga Brunilda Haxhiu (Blogere Ushqimi)