Dita Ndërkombëtare e Jetimëve: Katër të rinj me një mision të fisëm
Raporti i Amnesty International ka dalë në përfundimin se vendi ynë nuk zbaton plotësisht të drejtat e përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF), të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 1992. Ky dështim institcional mund t’i vendosë më vonë jetimët në një situatë të vёshtirё, atë të përjashtimit social kur ata do përballen me sfidat e jetës si të rritur. Faktorë të tjerë që ndikojnë në skajëzimin e jetimëve përfshijnë qëndrimin e shoqërisë ndaj tyre.
E sot në ‘Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve’, katër të rinj gjimnazistë nga Tirana na tregojnë se darmën e jetës së tyre nuk mund ta fshijmë dot si me magji porse mund t’i jepet shanci të besohet se bota atje jashtë nuk është aq pa grimca ngjrash e xixëllonja shprese. Matea Pparisto, Deana Turtulli, Amaris Vreshta, Kristia Nela janë angazhaur qysh prej fillimit të këtij muaji duke ofruar kurse për 44 fëmijët, tw moshws 6-14 vjeç nw qendrën “Zyber Halluli” në Tiranë. Të rinjtë angazhohen në seksione mësimi dy herë në javë për gatim, pikturë, baleti dhe futbolli.
Të rinjtë tregojnë e japin shembullin se me pak vullnet, dëshirë e angazhim mund t’i bëjnë këta fëmijë mbase jo më të lumturit e botës por të gëzuar e dites me patjetër . Gjatë seancava fëmijët suprizuan të rinjtë me talentin e aftësitë e tyre. Do të ishte mjaft frytdhënëse nëse kjo nismë e këtyre të rinjve promovohej dhe mbështetetej më tej nga organizata jofitimprurëse dhe pse jot ë rinj e qytetarë të cilët besojnë në vlerën e gjesteve të mira. Përfaqësuesit e jetimëve dhe zyrtarët e qeverisë bien dakord se në përgjithësi jetimët nuk kanë rezultate të larta në shkollë dhe rrezikojnë të përjetojnë varfëri dhe përjashtim social.
E ndaj është e qënësishme reagimi edhe qytetar ndaj kësaj çështjeje sepse pa mbështetjen e familjes, jetimët janë mes anëtarëve më në nevojë të shoqërisë shqiptare. Gjendja e tyre qenësisht e pambrojtur mund të përkeqësohet nga faktorë të tillë si trauma të fëmijërisë, institucionalizimi dhe mospërgatitja siç duhet për një jetë të pavarur si të rritur porse mjafton një gjest i fisëm i njerëzve me zemër që bota t’u qeshet ngjyrash, edhe për pak caste këtyre vogëlushëve.