Djathi i Bjeshkëve të Sharrit ose receta unike prej Sofrës së Kosovës
I famshmi, Djathë i Sharrit është soj djathi i fortë i cili prodhohet në rajonin e Maleve të Sharrit, në vendet përreth qytezës së Sharrit, Gorës, Opojes dhe Shtërpcës, në Kosovë. Djathi i Bjeshkëve të Sharrit ka një shije të mrekullueshme dhe fort unike. Prodhohet nga përpunimi i qumështi të deles dhe të lopes, ndërkaq zakonisht shtrohet në sofër për mëngjes ose nëpër sallata si dhe është shoqërues i domosdoshëm i piteve.
Tradita e prodhimit të Djathit të Sharrit është trashëguar nga brezi në brez për shekuj me radhë, kurse nga vitet 1890-të ky lloj djathi u bë akoma më shumë popullor.
Nga një prodhim tërësisht artizanal, sot Djathi i Sharrit është shndërruar në një biznes të mirëfilltë fitimprurës për blektorët e Kosovës. Receta që ruhet me fanatizëm nga prodhuesitë dhe zor se tregohet duket se vazhdon të jetë tunduese si për qytetarët vendas, ashtu edhe për turistët nga jashtë.
Prodhuesitë vendalinjë tregojnë se janë dy lloje të këtij djathi. Është varianti i djathit të fortë, tradicional por edhe varianti i djathit të butë. Dallimet mes të dyjave janë niveli i kripës dhe aroma. Megjithëse të dy kanë shije të ndryshme e të veçanta fantastike.