Konsumatorë, ekonomia lokale ka nevojë për ju!
Turizmi dhe bujqësia, si dhe gjithë aktorët e tregëtisë me pakicë po i ndiejnë shumë pasojat e paspandemisë. E për hir të së vërtetës nuk janë pak dhe kjo kryesisht sepse struktura e biznesit në Shqipëri kryesisht përbëhet nga biznesi i vogël.
Gjithsej 95% e 160.000 bizneseve kanë mesatarisht jo më shumë se 10 punonjës dhe si rrjedhojë, janë më të predispozuar të pësojnë dëme të konsiderueshme nga ndalimi i veprimtarive fizike të bizneseve të tyre, sidomos për shkak se shumica e tyre nuk kanë gjetur ende zgjidhje digjitale për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
Për shkak të situatës në përgjithësi të vështirë, është shumë e rëndësishme t’i jepet një dorë faktorëve të ekonomisë lokale sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm në ekonominë e vendit por edhe në ekonominë e familjeve që janë përfshirë, e që zakonisht janë aktivitete të vogla tregtare. Ndaj orientimi konsumator drejt shërbimeve dhe prodhimeve vendore është e qenësishme dhe e nevojshme sepse në pjesën dërmuese të rasteve janë sipërmarret e vogla e ato familjare që ofrojnë ato. Por ka edhe disa arsye më tepër:
Prodhimi vendor është investim për të ardhmen. Duke mbështetur fermerët e komunitetit ku banoni, ju i keni dhënë një dorë në ruajtjen e zanatit më të hershëm të njerëzimit: zanatit të fermerit. Ky është një investim një investim i mirë në sigurinë ushqimore.
Konsumimi i produktevee vendor ndikon në ndërgjegjësimin e fermerit. Nëse konsumatori njeh më mirë se çfarë produkti blen dhe se ku rritet apo prodhohet atëherë përgjegjësia e fermerit rritet. Kontakti direkt i të dy palëve, fermer-konsumator rrit shancet që fermerët të inkurajohen të përdorin më pak pesticide dhe të besojnë tek një bujqësi përtej komerciales
Të blesh produkte direkt nga fermerët/prodhuesit vendore ndihmon ekonominë e për rrjëdhojë familjet e tyre prosperojnë. Pothuajse në të gjithë botën, prodhuesit e vegjël e shesin produktin e tyre tek shitë si i shumicës apo i pakicës me një çmim afër kostos së prodhimit. Nëse ju blini direkt nga fermerët, atëherë ju jo vetëm paguani drejtë mundin dhe lodhjen e tyre por dhe i ndihmoni ata të vazhdojnë t’i shërbejnë tokës. Dikush duhet ta bëjë!