Dobia e bletëve
Pa bletët tona ne rrezikojmë humbjen e bimëve që polenizohen prej tyre, ashtu siç do të humbnim gjithë kafshët që ushqehen me këto bimë e si pasojë do të kemi një prishje të zinxhirit ushqimor. Me fjalë të thjeshta, marketet do të kishin më shumë se gjysmën e frutave dhe perimeve në raftet e tyre e shumë produkte si mollët, qershitë, avokadot, boronicat, kastravecët, brokolit e shumë prodhime të tjera nuk do të ekzistonin më.
Ngrohja globale, përdorimi i pesticideve, shtimi i parazitëve apo sëmundjeve, humbja e lëndinave apo habitateve me lule të egra janë disa nga faktorët që këto heroina të vockla t’i rrezikohen zhdukjes. Por, me zhdukjen e tyre edhe toka do të pësonte një ndryshim rrënjësor: varfëria dhe uria do të shtohej me ritme të shpejta.
Aktiviteti njerëzor është përgjegjësi më i madh për atë çka po u ndodh bletëve dekadat e fundit. Ironia qëndron në faktin se duke ndihmuar në fenomenin për zhdukjen e bletëve, ne njerëzit, jemi duke i bërë keq vetes, ekzistencës sonë. Por edhe një gjest i vogël, si për shembull një enëzë me ujë për to në parvaz të dritares, përpos mbjelljes së luleve në vazo po aty apo në kopsht, ndihmon bletët të sigurojnë ushqimin e tyre dhe të kryejnë porcesin e polenizimit; ashtu sikur përdorimi i sa më pak pesticideve në kopshtajen tonë. Duken si iniciativa të padobishme, por janë disa nga masat efektive për të shpëtuar bletët. Dhe jo vetëm ato: Planetin dhe veten tonë!