Epoka e librave elektronikë

Në 1971 Michael Hart ishte student në Universitetin e Illinois kur krijoi librin e parë online. Ai shkruajti tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në një kompjuter dhe krijoi mundësinë që teksti të përdorej nga njerëz të tjerët duke e shkarkuar përmes ARPAnet. Zhvillimi i teknologjisë ka prekur botën e librit duke e ofruar online dhe lehtësuar mësimin ose punën online.
Disa arsye pse po rritet përdorimi i librit online:
Librat elektronikë mund të shkarkohen ose ruhen në pajisjet dixhitale duke kursyer hapësirën në shtëpi dhe çantë.
Disa libra mund të përdoren në çdo kohë dhe kudo edhe nëse nuk keni lidhje interneti.
Autorët dhe botuesit mund të shtojnë informacione të reja duke kursyer koston e ribotimit dhe kohën e përfshirë në proces.
Librat online japin mundësi që të kërkoni më shpejtë informacione, të rregulloni madhësitë e shkronjave dhe të merrni materiale lehtësisht.
Librat online mund të shpërndahen dhe lexohen nga shumë përdorues njëkohësisht.
Disa libra online vijnë me veçori si ndryshimi i dritës që nuk të lodh sytë, ndryshimi i shkronjave dhe madhësisë së tyre, ose me audio. Kjo veçori i lejon njerëzit të dëgjojnë librin nëse janë të zënë për ta lexuar. Gjithashtu ndihmon fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara dhe ndihmon përdoruesin që të kuptoj sesi shqiptohen fjalët.
Çdo vit botohen 2.2 milion libra, duke përdorur 3 milion pemë. Librat elektronikë janë miqësorë me mjedisin pasi eleminojnë procesin e shtypjes së letrës, transportin dhe shpërndarjen.
Librat elektronikë kushtojnë shumë më pak se librat e shtypur pasi reduktohen disa kosto dhe çmimi përcaktohet nga botuesi ose autori, ndonjëherë mund të jenë falas. – Aleksadra Stabolliu