Dobitë e lëvozhgës së vezës
Për pastrim
Njollat kokëforte të shisheve apo vazove që nuk mund të arrihen me dorë mund të zhduken lehtësisht duke hedhur në to lëvozhgë vezesh dhe pak lëng limoni. Lëreni të pushojë për 30 minuta dhe më pas përzieni fort solucionin.
Shkëlqen rrobat e bardha
Rrobat tuaja janë kthyer të përhimta? Përdorni getat tuaja të vjetra për të krijuar një torbë ku të vendosni lëvizhgët e vezeve në të. Sigurohuni të lidhni mirë torben. Rrobat do të shkëlqejnë nga bardhësia!
Për bimët tuaja
Reth bimës nëse vendosni lëvozhgat e vezëve do të bëjë të mundur që kërmijtë mos t’u afrohen më. Vendosni levozhgët e vezëve në një kavanoz duke shtuar ujë duke e lënë për disa ditë. Më pas përdoreni solucionin e përftuar për të ujitur lulet që mbani Brenda në shtëpi.
Ushqim për pulat
Përzieni lëvozhgët e vezëve me ushqimin e përditshëm të pulave tuaja. Jo vetëm janë të shijshme për to por dhe të shëndetshme.