Domate të thara në vaj

Përbërësit:
1 kg domate të prera në mes
2 lugë kripë
1 lugë sheqer
1 lugë mëndërz/nenexhik apo borzilok të thatë
1 degës rozmarinë
4 lugë vaj ulliri (vaj kikiriku)
1 spec djegës I tharë (sipas dëshirës)
2 thelbij hudhër (sipas dëshirës)
vaj ulliri për konservim
Sistemoni domatet e prera në gjysmë në një tepsi ku më parë keni shtruar letër alumini. Përzieni kripën, sheqerin dhe erëzat e thata sëbashku dhe spërkasni domatet dhe më pas hidhni vajin e ullirit mbi to.
2. Vendosni tavën në furrë në temperaturën më të ulët të mundshme dhe lini derën e sobës pak hapur në mënyrë që avulli I pjekjes të dalë. Pjekja duhet të jetë për 8-10 orë. Më pas shihni nëse domatet janë pjekur aqsa të jenë ende të përthyeshme e jo të thara fort.
3. Vendosini domatet e pjekura në enë qelqi dhe shtoni specin djegës apo hudhrat 9nëse dëshironi) dhe rozmarinën.
4. Shtoni vajin e ullirit desi të mbulohen plotësisht domatet dhe mbyllni fort enën e qelqit dhe vulosni enën e qelqit. Ajo që duhet të bëni është vendosja e kavanozit në një ene me ujë ku kavanozi të rri gjysmë I zhytur. Lëreni të zieje për 20-25 minuta.Domated do të jenë gati për t’u ngrëne pas dy ditësh.