Sfida për ta bërë bujqësinë të qëndrueshme
Sistemi global bujqësor karakterizohet nga prodhimtari e lartë prej bujqësisë intensive dhe nga prodhimtari e ulët, vetëpërbushëse prej bujqëve të vegjël në rrethina të largëta rurale.
Për të zbutur polarizimin e bujqësisë, një qasje e re, e bazuar në principet e natyrës, mund të ndihmojë në integrimin e të dy metodave e të bërit bujqësi, për të përballuar më mirë sfidat e tanishme sociale duke i përshatur me përparimet shkencore dhe teknologjike në bashkëpunim me natyrën, duke transformuar kështu bujqësinë.
Ndaj Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka prezantuar programin “Hand to Hand” (Dorë për Dore) si një sfidë për t’iu qasur më shumë natyrës e mjedisit duke bashkuar, për herë të parë, risitë moderne teknologjike me bujqësinë e ngadaltë prej bujqëve të vegjël të cilët përzgjedhin praktikat shekullore në respekt të natyrës e që janë ruajtur nga komunitetet lokale.
Bujqësia e qëndrueshme është e ardhmja e bujqësisë, ajo që garanton sigurinë ushqimore, zbut urinë e miliona qënieve njerëzore dhe sjell një garanci të qëndrueshëm e të sigurtë të jetesës për shumë bujq e fermerë të vegjël që për hir të së vërtetës hasen me shumë sfida mbijetese.
Një bujqësi që punon jo kundër natyrës por në shërbim të saj dhe që zhvillohet nën rekomandimet e gjetjeve të fundit shkencore inkurajon transformimin bujqësor duke njohur dhe përmirësuar këto praktika dhe sjellë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore dhe ekonomike, për çdo vend.
Ky botim shpjegon konceptin se është e rëndësishme se jo vetëm përmes lenteve të shkencës, por edhe duke marrë në konsideratë shembuj të bujqësisë jointensivevështë e mundur të adresohen suksesshëm edhe çështjet sikur ndryshimet klimatike, mungesës së tokës dhe ujit, humbjen e biodiversitetit dhe degradimin e tokës.