DRIVE IN CINEMA PRISHTINA
Disa netë para Prishtina qe dëshmitare e një organizimi sa fantastik aq edhe frymëzues. Prej andej, mediat lokale raportojnë se ideja e propozuar që vitin e kaluar nga Architechture for Humans më në fund u kthye në projekt konkret të mbështetur edhe nga Bashkia e Prishtinës. Pra bëhet fjalë për një natë filmi të organizuar në hapësirën e rezervuar për parkimin e makinave “Prishtina Parking” mu mbrapa Pallatit të Rinisë.
Kështu, qindra të rinjë u mblodhën bashkë por secili në makinën e vet për ta parë filmin “Pulp Fiction” … kjo përvojë do mbetet gjatë në mend për emocionet e kujtimin që ja fali qytetit dhe qytetarëve.
Një i tillë organizim erdhi si nevojë e domosdoshme për ta ndryshuar rutinën, sidomos në kohëra të vështira kur dijmë se Kosova aktualisht po përballet me sfida të shumta si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarëve me Covid 19! Kështu ftesa për ta shijuar filmin në një ambjent të hapur por pa rrezikuar shëndetin e njëri – tjetrit përvec se është mirëpritur gjerësisht ka hapur dhe horizonte të reja idesh për organizimin e event-eve të tilla anë e mbanë vendit.