Duaje Tënden
Dje, derisa Kosova jonë po festonte 13 vjetorin e shpalljes së mëvehtësisë, shqiptarët e fisëm prej “Mrizit të Zanave” na shkundën me xixëllonja dashurie!
Në Mriz’ dje vizitorët që patën ardhur prej matanë tunelit për të festuar në Shqipërinë e shumë-ëndërrueshme mbetën pa fjalë kur teksa gatiteshin për të paguar faturën, një letër e bardhë u thoshte se në këto kohë të vështira turizmi shqiptar u mbajtë gjallë edhe falë shqiptarëve të Kosovës ndaj meqë është ditë e veçantë “sot ti s’ke me pagu”
Ç’moment! Ç’momeeent! Për kaq pak qenkemi
Harru!! Fundja, kaq pak u dashka Shqipërinë të gjithë bashkë me e gëzu!
Mrizi i Zanave na shkundi sërish duke na kujtuar se veç duke e dashur tonën, ne mund t’i gëzojmë begatitë e kësaj Toke ndërkaq shqiptarët e Kosovës si jetë e mot na dëftuan se ‘i yti nuk braktiset as në ditë të mira e as në netë të vështira’
Eh! 🧡
Gëzuar Kosovë! Ji shembull i lartë për shqiptarët! Dhe falemnderit stafit të Mrizit që na i mbushën zemrat me mall për njeriun e mirë!