Dy fjalë mbi vendosjen e çmimit të produkteve artizanale
Sot, nisur prej një reagimi krejt të sinqertë të një mjeshtri që ballafaqohej me dertin e vendosjes së çmimeve për produktet e veta; po përpiqemi të sjellim dy a tre ide se si mund të kapërcehet një i tillë shqetësim!
S’do mend që sidomos produktet artizanale kanë nevojë të vazhdueshme për t’u shpalosur sa më pranë qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit ta kenë më të kollajtë njohjen dhe afrimin me punimet tuaja unikale. Andaj, sa më parë që ju ta kuptoni se biznesi kalon përtej produktit tuaj sa më shpejt e realizoni kombinimin e përsosur: personalitet, pasion, talent! – formulë thuajse magjike që ju lehtëson:
- Përqëndrimin tek historia juaj unike
- Autenticitetin e mjeshtërisë tuaj
- Zbërthimin e procesit të punës para klientëve
- Ndërtimin e audiencës përmes platformave elektronike dhe jo vetëm!
- Planifikimin e strategjive afatmesme për zanatin
- si dhe vendosjen e çmimeve për produktet
po si mund të vendosen çmimet?!
- Fillimisht, hulumtoni mbi tregun në internet = shfletoni faqetë elektronike që ofrojnë informacione përmes së cilave ju mund t’i dalloni a krahasoni çmimet e produkteve të ngjajshme me ato tuajat.
- Mos e anashkaloni asnjëherë koston e materialeve që ju përdorni! Në rast se po punoni me materiale të shtrenjta nuk është turp ta tregoni këtë fakt!
- Ndonëse shpesh e nënvlerësuar, kostoja e orëve të punës është faktori më sfidues në vendosjen e çmimeve për një artizan. Dhe në mos, faktori më i diskutueshëm. Për ta thjeshtësuar, në rast se furnizimi me materialet e duhura ka kosto minimale, atëherë ju mund t’i llogarisni vetëm orët e punës që keni lënë në realizimin e një produkti. Por në rast se për të ndërtuar një x produkt juve ju është dashur edhe ndihma e të tjerëve, atëherë çmimi nuk mbetet më i njejti!
- Nëse klientët tuaj janë familjarët ose miqtë, në fillim mund t’ju bëni dhurata të veçanta! Më vonë, në rast se mendoni për biznes më afatgjatë, ngadalë por me mirësi do përcaktoni kufirin ndërmjet të falurit dhe zhvillimit të aktivitetit tuaj.
- Mendoni për të gjithë faktorët që ndikojnë në realizimin e një produkti përpara së të vendosni çfarëdo lloj çmimi
- Por, as mos mbivlerësoni kostot! Qëndrimi me këmbë në Tokë jo rrallë herë përcakton fatin e punës tuaj!
Fjolla Spanca