Dyqani i vogël i lagjes
Pas 90-tës, shumë qenë të zotët, do thosh dikush për ata që arritën të ndërtonin nga hiçi kompani me vlerë miliona dollarëshe, prej investimesh e lidhje të dyshimta. Pjesa tjetër i përket bizesetve te mesme e të vogla që kontribuojne në mënyrë të vazhdueshme në ekonominë shqiptare e me një ritëm konstant rritjeje dhe zhvillimi vetjak. Zakonisht të angazhaur familjarisht në sipërmarrje familare, këto biznese sigurojnë vetëpunësimin e punësim të qëndrueshëm e njëkohësisht mbeten kontribues të rregullt në zhvillimin e ekonomisë lokale e në nivel kombëtar gjithashtu.
Nuk janë të pakta studimet që tregojnë se janë pikërisht këto sipërmarrje të vogla e të mesme e gjejnë veten të paafta për t’iu përshtatur rregullave të tregut që shpesh imponohen nga një konkurueshmëri e pandershme. Mungesa e rregullimeve ligjore për t’i dhënë biznesit të vogël e familjar prioritet e shpie atë në një gjendje ankthi e shpesh në pamundësi për të marr hakun e mundit . Janë këta të fundit, që janë më të penalizuar krahasuar me bizneset e mëdha me një arsenal juristësh dhe financierësh pas vetes, financa dhe përfitimeve të majme vjetore.
Sipërmarrjet e vogla dhe familjare u çalon shërbimi e puna në shumë drejtime. Padyshim nuk kanë kapacitetin e dhe aftësinë të sjellin shërbim cilësor e konkurues tek konsumatori, e kjo jo për faj të tyre. Shpesh zgjidhet si një mundësi për t’u vetëpunësuar e gjetur vetes e familjes një mundësi ekonomike. Me gjithë vështirësitë që kanë, këto sipërmarrje, që prej gjenezës së tyre kanë patur gjithmonë një rol social në komunitet. Shumë pak e vënë re se fletorja me shumat e borxhllinjve ndëron ngjyrën e kapakut shumë shpesh. Emra njerëzish shkruar shkurt me një numër tre a katërshifror përskaj në mënyrë të rrëmujshme është ana e më njerëzore e dyqaneve të vogla të lagjes. Kjo është diçka që tashmë klientet jane mësuar dhe e marrim të mirëqenë.
Janë këta njerëz që kanë marr përsipër të ndihmojnë familjet në nevojë duke dhënë ushqime me të pritur pagesën, ndryshe nga supermarketi që nuk të fal as qesen plastike nëse s’të ndodhen ato 5 lekë. Padyshim se dyqani i lagjes i cili haset me barrë fiskale qe mbyt fitimin, që nuk i ka shpesh ato produktet e luksit të supermarketit “brand”, mundohet të jetë nje konkurent i denjë për ta, ashtu sikurse t’i bej balle sfidës se përditshme për të mbajtur familjen dhe shpesh komunitetin, me aq sa mundet.