Ç’e ardhme në Shqipëri?
Sipas raportit ‘Balkan Barometer 2021’ në lëmin e zhvillimeve socio-ekonomike, Serbia është udhëheq me një nivel të ulët të pakënaqësisë që qytetarët kanë. Konkretissht vetëm 27% e serbëve të anketuar janë të pakënaqur duke u ndjekur nga Mali i Zi me një nivel pakënaqësie prej 41% kundrejt këtyre zhvillimeve të vend. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova, statistikat e anketimit tregojnë se rreth 50% e shqiptarëve në këto vende nuk janë të kënaqur prej politikave ekonomike e sociale në vendin e tyre. Bosnje Hercegovina shënon nivelin më të lartë të pakënaqësisë me 61%.
Pasiguria financiare është shqetësimi kryesor i përbashkët për gjashtë Ballkanin Perëndimor ekonomitë, por Shqipëria rezulton me nivelin më të lartë të shqetësimit shprehur nga të anketuarit. Plot78% e tyre ndjehen më të kërcënuar nga paqëndrueshmërisë financiare dhe e ardhmja e pasigurt e punës që kanë.
Po kështu, Shqipëria shënon nivelin më të lartë në rajonin ballkanik me në nivel prej 91% të pakënaqësisë së pamundësisë së përfshirjes së të rinjvë në proçesin e hartimit të ligjeve. Pakënaqësia arsyetohet me paaftësinë e admisnitratës për t’i dhënë mundësi të mirëfillta të rinjve. Për më tepër, 84% e banorëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se iniciativat rajonale për bashkëpunimin mes të rinjve janë të qënësishme e në këtë qasje Shqipëria mendon me shumë seriozitet duke shënuar nivelin më të lartë të anketimit, prej 88%.
Ndërsa papunësia mbetet një sfidë e gjerë rajoni, veçanërisht midis të rinjve dhe grave,ka një numër në rritje të ptë anketuarve që mendojnë se arsimi dhe përkushtimi i lartë në punë janë kuishtet kryesore. Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të të papunëve më një diplomë në rajon. Rreth 18% të të diplomuarve që nuk arrijnë të gjejnë punë.
Në gjetjen e një pune të qëndrueshme, 58% e të anketuarve në Shqipëri mendojneë se pasja e një diplome është e nevojshme e ndërsa 38 % e tyre e konsiderojnë diplomës si arritjen më të madhe në jetë dhe një mundësi për t’u punësuar. Ana tetër e medaljes, tregon se për të gjetur punë e rëndësishme është të njohësh njëriun e duhur, lidhjet e duhura dhe ata që e mendojnë përbëjnë 54& të të ankeuarve.