E ardhmja e bujqësisë rigjeneruese
Bujqësia rigjeneruese është ajo praktikë bujqësore që ka për qëllim kryesor rigjenerimin e tokës. Me fjalë të tjera, është pikërisht ajo praktikë bujqësore që merr në konsideratë masat për të rritur pjellorinë e tokës dhe përmirësuar përmbajtjen organike të saj. Ky model konservon dhe ruan në mënyrën më efikase të mundshme gjithë elemntët natyrorë të tokës dhe rikthen materiet organike të tokës dhe mikro-organizmave të tjerë.
Konkretisht, bujqësia rigjeneruese bazohet në një qasje e një bujqësie ku është vendosur toka në zemër të sistemit prodhues bujqësor të qëndrueshëm ku varet nga tre elementë të rëndësishëm: toka, bota bimore dhe ajo shtazore, e cila lejon krijimin e një zinxhiri ushqimor të natyrshëm midis të tre ekosistemeve.
Bujqësia rigjeneruese sfidon bujqësinë konvencionale me tre parimet thelbësore që ka: shmangien e lënies së tokës djerrë, por jo duke mbjellë në mënyrë intensive atë e mbi të gjitha duke mbjellë me rotacion për çdo vit, bimë të ndryshme. Kjo mënyrë ka për qëllim të krijoj një sistem bujqësore i cili krijon mundësinë që toka të marr veten e të rigjenerohet pas çdo mbjelljeje.
Bujqësia e zakonshem lejon tokën “të pushojë” pas dy vitesh të mbjellash porse sipas teknikës së re të bujqësisë së rigjenerueshme, mbjellja e për çdo viti e tokës dhe prezenca e bimës në tokë ndihmon ekosistemin bujqësore të prodhojë maksimumin e biomasës e cila sjell si rezultat një fertilizim më të mirë të tokës. Lënia e tokës djerrë minimizon aftësinë e saj rigjeneruese si fizike, kimike por edhe biologjike.
Gjithashtu është e rëndësishme që të ketë një rrotacion të mirë përgjatë 4 apo 6 viteve. Kjo mënyrë përmirëson dukshën përthithjes së ujit nga toka dhe sjell një tokë më të begatë. Ky është një faktor i rëndësishëm edhe për kontroll më efektiv të insekteve duke reduktuar në mënyrë të qëndrueshme edhe përdorimin e pesticideve.
Një tjetër qasje që ka bujqësia e rigjenerueshme është edhe minimizimi e lehërimit të tokës që zakonisht përdoret për të eleminuar barërat e këqinj pas dy të mbjellash rradhazi. Prioriteti i kësaj bujqësie është të shmang punimin mekanik të tokës për të lejuar që cikli i të dyja mbjelljeve të shkoj natyrshëm duke lejuar që vetëm shtresa e sipërme të punohet duke proçesuar me mbjelljen në mënyrë primitive të farave po mekanikë e teknologji.