E di sa vlerë ka të bëni pazar tek prodhuesit vendorë?
“Agjencia e Fshatit” është institucioni në Britaninë e Madhe cili merret posaçërisht me çështjet sociale, ekonomike, emjedisore të fshatit. Para dy dekadash, kryeministri i asokohe u shpreh se sa e rëndësishme ishte ky institucion dhe se puna duhet të ishte intensive që të bëhej e mundur të kuptohej prej konsumatorëve rëndësia e lidhjes dhe ndërlidhjes që kanë me ushqimin që blejnë, vlerave të fshatit dhe punës e mundit që vjen prej andej.
Konsumatorët nuk janë të ndërgjegjegjësuar mjaftueshëm se sa e rëndësishme është që paratë të qarkullojnë në komunitet. Pa dyshim çmohet e rëndësishme që të rritet interesi i konsumatorit për prodhime vendore, ato të cilat vijnë e prodhohen nga fshati sepse të ardhurat që i shkojnë komunitetit jo vetëm përekonominë kombëtare kanë rëndësi por edhe m tepër.
Sipas një studimi të “Agjencisë së Fshatit” në Britaninë e Madhe, paratë që qarkullojnë në një lokalitet rural kanë një vlerë më të lartë krahasuar me zonat urbane. Kështu 10£ të shpenzuara produkte importi në një supermarket bëjnë që këto prara të shkojnë gjetkë dhe jo në xhepat e komunitetit. Në qoftë se e njëjta shumë prej 10£ do të shpenzohet në prodhime vendore, atëherë kjo shumë për lokalitetin ka vlerën prej 28£. Ky përfundim del me argumentin se norma e fitimit për këto prodhime është më e lartë, duke përfitur nga shmangia e kostove te transportit apo një sërë proçesimesh prodhimi të kryera nga vetë prodhuesi.