Ecosia: Një klik, një bimë!

Ecosia është një motor kërkimi me seli në Berlin, Gjermani. Christian Kroll themeloi Ecosia.org në dhjetor 2009 pas një udhëtimi në botë që e ndihmoj të kuptonte problemet e shpyllëzimit.
Ecosia është një motor kërkimi i ngjashëm me Google, që përdor të ardhurat nga reklamat për të mbjellë pemë aty ku natyra dhe njerëzit kanë më shumë nevojë për to. Miliona pemë janë mbjellë në Etiopi, Brazil, Indonezi, Spanjë etj. Pemët nënkuptojnë një mjedis të lumtur, njerëz të shëndetshëm dhe një ekonomi të fortë.
Falë impiantit diellor dhe pyjeve Ecosia në të gjithë botën, çdo kërkim largon 1 kg dioksid karboni nga atmosfera. Më shumë se 80% e fitimeve përdoren për financimin e organizatave jofitimprurëse që kanë fokus ripyllëzimin. Ecosia fitoi disa çmime për konceptin e saj dhe rritjen e shpejtë në Europë dhe më gjerë.
Nga Aleksandra Stambolliu