Mjedisi dhe ngrohja globale
Ngrohja globale nuk është më risi. Efektet e saja në mjedis janë të dukshme e të ndjeshme çdo ditë e më shumë. Më poshtë disa nga shkaktimet aspak të dëshirueshme që ngrohja globale ka sjellë në mjedis.
Temperaturat në rritje: Temperatura globale është rritur me mbi 0.75 gradë në krahasim me shekullin e kaluar dhe ka fakte që ky fenomen është i pandalshëm.
Reshjet në rritje: Modelet e reshjeve kanë ndryshuar. Vendet me klimë të lagësht kanë më tepër rreshje dhe vendet e thata bëhen akoma më të thata. Shkencëtarët kanë vërejtur se stinët gjithashtu kanë ndryshuar dhe është e zorshme të ndahen stinët sipas muajve përkatës.
Ndryshimet sezonale: Ekspertët e natyrës kanë vërejtur se sjellja e kafshëve ka ndryshuar për shembull fluturat që shfaqen më herët dhe shumë zogj kanë ndryshuar modelin e tyre të migrimi.
Shkrirja e akullnajave / akullit: Për shkak të temperaturave të ngrohta globale kanë mundësuar shkrirjen e akullnajave polare madje dhe akujt e përhershëm të maleve të larta të kontinenteve. Disa studjues sugjerojnë që akulli është shkrirë me 25% dhe ka pasur raporte në verën e vitit 2017 që pjesë të mëdha të akullit të Antarktidës po shkëputeshin nga masa e akullnajave polare.
Ndryshimet e nivelit të detit: Nga viti 1900 nivelet e detit janë rritur me 10cm dhe në të gjithë botën niveli i detit është rritur me rreth 17cm. Ndërsa akulli shkrihet në të gjithë botën, sasia e ujit të shkrirë do të vazhdojë të rritet. Disa shkencëtarë besojnë se deti mund të vazhdojë të rrisë nivelin me mbi 5 metra gjatë 50 viteve të ardhshme.
Ndryshimi i kushteve të jetesës: Shumë specie të bimëve dhe kafshëve do të zbulojnë se duhet të përshtaten për të mbijetuar në ndryshimin e kushteve të klimës. Në Arktik, përshembull arinjtë polarë duhet të notojnë më tepër midis rrjedhave të akullit e bën që të përdorin shumë më shumë energji./BBC