Të jesh i mirë!
Të jesh i sjellsëm është “sëmundje” ngjitëse.
Keni parasysh ato emocionet që përjetohen kur je dëshmitar i një gjesti të papritur mirësie, bujarie, mirëkuptimi, altruizmi, e që të bëjnë të marrësh frymë thellë me shpatulla e duke buzëqeshur? Ato emocione nuk bëjnë gjë tjetër veçse të “ngrejnë moralin” dhe të shtojnë dëshirën të bësh të njëjtën gjë në rastiun më të parë.
Mirësia të ndimon të krijimin e identitetit
Gjeste të vogla e të përditshme mirësie na ndihmojnë të ndihemi mirë e pakëz krenarë për veten por edhe na përforcojnë ndjenjën e identitetit. Zakonisht jemi të prirur të mendojmë mirë për veten dhe janë pikërisht këto gjeste të vogla që na e vërtetojnë çdo ditë nga pak për atë çka jemi në të vërtetë.
Empatia vjen së brendshmi
Sipas Universitetit të Virgjinias, për trurin njerëzor empatia është instiktive kur vjen puna tek njerëzit tanë të afërt, miqtë e ata që duam. Kështu nëse ata lumturohen nga gjestet tona, kjo ndjesi përçohet aq mirë edhe tek ne duke na bërë të ndihemi edhe ne mirë e të lumtur.
Mirësia është joshëse
Sipas një studimi në vitin 1980 rreth 10.047 njerëz u pyetën se çfarë i tërhiqte më shumë tek partnerët e tyre. Mirësia ishte padyshim përzgjedhja që sfidonte pamjen fizike. Dr. Freya Harrison nga Universiteti i Notingam-it do ta quante tërheqja kundrejt “geneve të mira”.