Ekonomia e një komuniteti
Pak më mirë për të gjithë. Më mirë për vendin.
Si kurrë më parë, shekulli i XX-të i tregoi botës se nuk nuk ish parë kurrë një rritje ekonomike kaq e vrullshme dhe një zhvillim teknologjik përtej të imagjinueshmes. Tregu i lirë i bëri kufinjtë e parëndësishëm dhe lehtësoi në mënyrë të paprecedeënt rrjedhjen e informacionit, invesimeve të huaja, përdorimin e resurseve natyrore, efiçencës së prodhimit në masë dhe shpërndarjes mirave ekonomike, anekënd globi.
Padyshim se jeta, shëndeti, arsimimi e miliona e miliona njerëzëve është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Por pavarësisht këtyre arritjeve, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se civilizimi modern, përmes rendit social, ekonomik dhe ai politik ka dështuar së marri në konsideratë nevojat më bazike të qënies njerëzore për të jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën që na rrethon.
Pabarazia, puna sklavëruese e milionave, varfëria, diskriminimi gjinor, të drejtat e njëriut dhe problemet mejedisore që nga nga ngrohja globale tek rreziku i specieve në zhdukje, humbja e biodiversitetit e thellojnë edhe më shumë krizën mjedisore dhe atë sociale. Pa harruar impaktin social të aktiviteteve tregtare të multikompanive tek popujt indigjenë dhe komunitete më pak të zhvilluara.
Aktivistë dhe ekonomistë mendjehapur në mbarë botën, të alarmuar me atë çka Toka po pëson dekadë pas dekade bëjnë thirje për strategji ndryshimi. Gjithë çelësi qëndron në faktin se duhet implementuar një strukturë socio-ekonomike zhvillimi bazuar në termin ‘komunitet’ dhe ‘ekonomi lokale’ si dhe në rimëkëmbjen e potencialit njerëzor të tij: në shërbim të vetes dhe mjedisit.
Vizioni i zhvillimit të komunitetit sjell nevojën e ndryshimit të mendësinë politike në nivel lokal, kombëtar e global. E gjitha kjo përmes përvojës dhe aktivitetit gjithpërfshirës së një komuniteti në në gjetjen e balancave mes drejtësisë sociale dhe rritjes ekonomik në një sistem zhvillimi të qëndrueshëm edhe për brezat e ardhshëm.
Është e nevojshme të arrihet edhe përmes politikave mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin. Shpesh aktivitetet e tyre ekonomike janë të bazuara tek përvojat krahinore e rrjedhin nga principi i vetëshërbimit e vetë-përmbushjes së nevojave e mos kapërcimit të tyre si rrjedhojnë e trashëgimit të zakoneve të mira në shfrytëzimin e natyrës me kriter.
Megjithatë mungesa e vëmendjes për zhvillimin e një komuniteti, bëjnë një banor të mendoj me të drejtë vendin e të cilit i përket jo një si një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e tij por cinikisht perceptohet si një grackë ku e ndjen veten të ligështuar nga mungesa e mundësive.
Ndaj është e nevojshme që të shihet se një komunitet nuk është vetëm një grumbull ndërtesash dhe njerëzve pa prespektivë. Zhvillimi i tij arrihet përmes nxitjes së ekonomisë vendore ku vetë banorët analizojnë se cila janë ato qasje ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokës, punës që disponojnë vetë banorët, e me qëllim e vetëm: përmbushjen nevojat vetjake të komunitetit.
Padyshimm që kjo çështje nuk thërret dot siç duhet. Pak rëndësi arsyeja nëse vjen nga intoksikimi apo kultura masive e të perceptuarit, konsumizmit të shfrenuar apo tutelës mediatike. E rëndësishme është që pak nga pak, me mendje të ngjashme të arrihet të thurret një rrjetë besimi ku është absolutisht e arritshme një lloj ekonomie e ngadaltë, e ndershme, fitimprurëse, i cili përfshin komunitetin në shërbim të vetes dhe që është miqësore me mjedisin dhe gjeneratat që do të vijnë.