Ekonomia komunitare me të vegjlit në fokus
Gjatë studimeve pasuniversitare më bie në dorë libri i Schumacher “Small is beautiful. A study of Economics as if people mattered” (Me qenë i vogël është tejet bukur. Një studim mbi ekonomiksin sikur njerëzit të kishin rëndësinë e duhur). Një libër me një titull të fuqishëm në sfondin të stilit minimalist bojë të bardhë dhe imazhin e vogël të një lendeje.
Lexova me një frymë një libër që do të ndryshonte katërcipërisht qëndrimin, filozofinë e të menduarit mbi ekonominë e shekullit të XX-të dhe rëndësinë e ekonomisë lokale, ndërkohë që studioja për rëndësinë e globalizmit, kapitalizmit modern dhe ekonomikë e shekullit në të cilin po jetojmë.
Edhe pse libri është shkruar në vitin 1973, jehona që ky libër pati e vazhdon të ketë edhe sot është për shkak të qasjes idealiste kundrejt intoksikimit të ekonomisë globale nga diktimi i rregullave prej multikompanitë e mëdhaja, sfidën e shekullit që e përshkruante tjeshtë “gjigandizëm”.
Si kurrë më parë, shekulli i XX-të i tregoi botës se nuk nuk ish parë kurrë një rritje ekonomike kaq e vrullshme dhe një zhvillim teknologjik përtej të imagjinueshmes. Padyshim se jeta, shëndeti, arsimimi e miliona e miliona njerëzëve është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Por pavarësisht këtyre arritjeve, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se civilizimi modern, përmes rendit social, ekonomik dhe ai politik ka dështuar së marri në konsideratë nevojat më bazike të qënies njerëzore për të jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën që na rrethon.
Për Scumacher kjo epokë solli ç’humanizimin e njeriut i cili e gjen veten në kurthin e një sistemi ekonomik që nuk bën tjetër veçse në mënyrë konstante kotrollon jetët e njerëzve të zakonshëm. E ku një nga temat që rrok ky libër është dhe ae që pret që këta të fundit mos sillen më si të tillë por si makineri, vegla. Njerëz që duhen zhveshur nga kënaqësia e punës sepse kështu u shërbejnë më mirë kompanive moderne.
Një ekonomi kjo të cilës i mungon e njerëzismja e ku merren vendime jo në bazë të nevojave të njerëzve të zakonshëm por në interes të elitave. Pabarazia, puna sklavëruese e milionave, varfëria, diskriminimi gjinor, të drejtat e njëriut dhe problemet mejedisore që nga nga ngrohja globale tek rreziku i specieve në zhdukje, humbja e biodiversitetit, aktiviteteve tregtare të multikompanive tek popujt indigjenë dhe komunitete më pak të zhvilluara, janë panorama e një ekonomie që nuk ka në qendër më njeriun por konsumimin e shfrenuar kapitalist.
Ideja e të “qenit i vogël” sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëveprimit e banorëve të një komunitetit me njëri-tjetrin: një kafene poshtë pallatit e kekë të përgatitr vetë, fermeri që shet direkt te klienti. Aftësia e ndërlides njerëzoreqë që gati po humbim në këtë epokë modëere të një sistemi ekonomik që drejton njeriun drejt kurthit të një lumturie që varësohet veçse nga pasuria materiale.
Shumacher pati vizionin për të parashikuar, se shekulli që po jetojmë më këtë model pati koston e saj dhe aspak të lehtë për cilindo. Të përjetuarit të stresit, depresionit, ankthit e çekuilibrave të shëndetit mendor nuk kursen pothuaj asnjë. Libri është një thirrje e fortë idealizmi ku “të qenit i vogël” është e ardhmja jonë e paqtë me veten, komunitetin dhe botën. Lum kush e beson!