Ndërtimi i pasurisë së vërtetë sipas Mark Anielski
Të gjithë e dimë se paratë nuk mund të blejnë dashurinë e lumturinë. Nga ana tjetër përpiqemi të pasurohemi, duke besuar se pikërisht pasuria është çelësi i ëndrrave. E megjithatë, zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqënies gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, na ka bërë të dyshojmë nëse njerëzit janë më të lumtu
r. Ky libër kërkon të shpjegojë se mirëqënia ekonomike nuk është e mjaftueshme për lumturinë, nëse nuk kemi marrëdhënieve të mira me të tjerët, një punë kuptimplotë, një mjedis të shëndetshëm e mbi të gjitha qetësi shpirtërore.
Ekonomisti Mark Anielski ka zhvilluar një model të ri dhe praktik për të përcaktuar si mund të riorientohet njeriu drejt ndjekjes së lumturisë, duke shmangur kurthin e konsumizmit, kapitalizmit, kontabilitetit dhe të bankave që mbizotërojnë në jetën tonë.
Rruga e Anielskit drejt këtij vizioni të ekonomisë dedikuar mirëqenies, vjen edhe përmes shembujve të individëve të ndryshëm, komuniteteve e qeverive të interesuara në çështjet e qëndrueshmërisë dhe të cilësisë së jetës. Lumturisë së vërtetë!