Për punën skllavëruese të fëmijëve
Kur Nestle refuzoi të shihte një dokumentar në lidhje me shfrytëzimin e fëmijëve afrikanë në industrinë e kakaos, regjisori i dokumentarit, Miki Mistrati, vendosi një ekran gjigant pranë selisë së Nestle në Zvicër në mënyrë që ta shihnin prej dritareve të zyrave luksoze punonjësit e kompanisë.
Ashtu si kafeja dhe lulet, fushat e kakaos janë të njohur për përdorimin e punës së skllevërve për të mbushur të gjitha ato dëshira të vogla të të përditshmes sonë apo festave. Mjerisht, biznesi i kakaos është një nga sipërmarrjet që është foksuar në punën e vogëlushëve afrikanë, pasi duart dhe trupat e tyre të vegjël i lejojnë ata të futen në vendet e vështira për t’u arritur dhe se ata punojnë mjaft shpejt.
Këëshu ana e errët e çokollatës është përmbledhur në një film të vitit 2010 që ekspozon përdorimin e përhapur, por çuditërisht të panjohur për publikun të fëmijëve skllevër në industrinë e kakaos nga gazetari danez Miki Mistrati i cili hetoi përdorimin e punës së fëmijëve dhe trafikimin e fëmijëve në prodhimin e çokollatës.
Xhirimet filluan në Gjermani, ku Mistrati pyeti shitësit se nga vjen çokollata e tyre. Ata më pas fluturuan për në Mali, nga vijnë shumë prej fëmijëve. Më tej, ata eksploruan Bregun e Fildishtë ku ndodhen plantacionet e kakaos. Filmi përfundon në Zvicër ku ndodhen si “Organizata Ndërkombëtare e Punës” (ILO) dhe selia e Nestle. Pjesa më e madhe e filmimeve në këtë dokumentar u regjistruan duke përdorur një aparat fotografik sekret në një çantë që mbante Mistrati.
Nestle dhe kompani të tjera refuzuan një ftesë për të parë filmin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Si përgjigje, Mistrati ngriti një ekran të madh pranë selisë së Nestle në Zvicër, duke i detyruar punonjësit të shihnin një paraqitje të shkurtër të punës së fëmijëve në industrinë e kakaos. Në mbylje të këtij filmi shfaqet tek shfaqet policia locale tek pyet se pse po shfaqin filmin jashtë zyrës qendrore të Nestle në Vevey, Zvicër. E më pas policia ndalon shfaqjen këtij dokumentari të shkurtër për punën skllavëruese të fëmijëve.
Ju mund ta shikoni dokumentarin këtu.